Kreu i FRPD Belind Këllici, sulm Ramës për akuzat ndaj Bashës

Kreu i FRPD Belind Këllici, sulm Ramës për akuzat ndaj Bashës

134
0
Shares

Keu u FRPD, Belind Këllici i ëhstë kthyer sot Edi Ramës me një sërë akuzash duke këshilluar kryeministrin se përralla me rusë nuk venit aspak tmerret e Edi ramës me Shqipërinë.

“Akuzat e Edi Ramës për lidhje të Partisë Demokratike me rusët janë një tentativë e dështuar e piktorit dhe shpurës së tij për të larguar vëmendjen nga qeverisja më e dështuar që ka patur vendi ndonjëherë, në një kohë që Shqipëria është kthyer si qytezat e karteleve, ku padronët e vërtetë janë baronët e krimit, të cilët tashmë Rilindja na i shet edhe si modele suksesi për rininë e vendit.

Kryebanditët sot në Shqipërinë e Edi Ramës vendosin për gjithçka, ata vendosin se kush do jetë Kryetar Bashkie në qytetin e tyre, kush do jetë deputet në qarkun e tyre dhe se kush do jetë Ministër, të mos flasim për drejtorë doganash e portesh sepse që prej 2013 ata posedojnë plotësisht këtë eksluzivitet.

Kanabisi duket se i përket së shkuarës, pasi tashmë bandat e lidhura ngushtë me qeverinë, eksportojnë drejt Perëndimit kokainë që e marrin nga Amerika Latine. Policia e Shtetit është dorëzuar përballë grupeve kriminale me bekimin dhe direktivat e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Fakti që nuk u kapën padronët e vërtetë të 613 kilogramëve kokainë në Maminas, të ardhura nga Amerika Latinë është tregues i qartë se autoritetet shqiptare më shumë se sa ndihmuan, e shkatërruan këtë operacion.

Nëse do të kapeshin porositësit e vërtetë, me siguri ata do nxirrnin emrat e tutorëve të tyre, Edi Ramës e Fatmir Xhafës, që po mbajnë peng të ardhmen e këtij vendi. “Mister Kanabisi”, Saimir Tahiri sot nuk është më i nevojshëm për Edi Ramën, pasi qeveria dhe bandat e saj nuk merren më me marijuanë, pasi kanë kaluar në një tjetër fazë, tregtimin e kokainës, ku fitimi është shumë herë më i madh. Një peshku të vogël si Tahiri s’mund ti besohej tregtia e kokainës, por një ujku të stërvitur nga sigurimi i shtetit si Fatmir Xhafaj, i besohet lehtësisht ky mision.

Edi Rama po e vret çdo ditë e më shumë rininë e këtij vendi. Sot ka një zhvillim dramatik në Shqipëri. Vendi ynë nuk është thjesht dhe vetëm prodhuesi më i madh i hashashit në Europë, nuk është kthyer vetëm në vend tranzit të drogave të forta, kokainës dhe heroinës por me shpejtësi të frikshme po rritet edhe numri i përdoruesve të drogës.

Shqipëria renditet e para me 2.5% të prevalencës së përdorimit të drogës, e ndjekur nga SHBA me një prevalencë prej 2.3%. Te rinjtë nga 15 deri në 34 vjeç janë përdoruesit më të mëdhenj të drogës. Numri i konsumatorëve të drogës është 3 fishuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës, si pasojë e rritjes së konsumit dhe trafikimit të drogës me mbështetje dhe mbrojtje qeveritare.

Rritja e përdoruesve të drogës që shpërndahet nën mbrojtjen e policëve të korruptuar pranë shkollave të vendit, rritja e krimit si pasojë e përdorimit të drogave të ndryshme, rritja e dëshpërimit dhe depresionit në familjet e përdoruesve, nuk është problem i Edi Ramës. Shqetësimi i tij janë paratë që sjell droga për të blerë më pas gjithçka dhe gjithkënd, vetëm e vetëm për të ruajtur dhe mbrojtur pushtetin e tij të krimit dhe drogës.

Edi Rama me papërgjegjshmërinë që e karakterizon dhe me mbështetjen që po i jep lulëzimit të eksportimit të drogave të forta drejt perëndimit, po i hap një plagë të madhe shoqërisë shqiptare, e cila i ka ende të freskëta ngjarjet e 1997, kohë në të cilën kryeministri aktual rrëzitej nudo në plazhet e Francës “, thotë Këllici

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY