Zbulohet mishi belg i prishur, eksportohej ne vendet e Ballkanit

Zbulohet mishi belg i prishur, eksportohej ne vendet e Ballkanit

129
0
Shares

Çështja e mishit të prishur belg është bërë temë në të gjithë Evropën. Ka qenë një punëtor i kompanisë eksportuese belge të mishit, VEVIBA, që ka treguar se kanë eksportuar mish të prishur në të gjithë Evropën Juglindore dhe në Afrikë, por ai ka pranuar të flas vetëm për Kosovën.

Ai ka thënë se kanë qenë pikërisht autoritetet kosovare që të parat e kanë zbuluar mishin e prishur nga Belgjika në vitin 2016 dhe i kanë njoftuar autoritetet belge.

Pas njoftimit që autoritetet belge kanë marrë nga Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, në këtë shtet kanë nisur hetimet dhe është zbuluar skandali me mishin e prishur, shkruan lajmi.net.

Është dëshmitari i mbrojtur me emrin e koduar “Bruno” që ka folur mbrëmë për televizionin belg RTBF i cili ka thënë se mishi nuk ishte i destinuar për tregun belg.

“Një vend është kthyer si dëshmi, Kosova. Atje është zbuluar mashtrimi me mishin e prishur belg dhe më pas kanë nisur hetimet këtu (në Belgjikë)”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur i cili e ka pranuar se vet ka bërë mashtrime dhe e ka paketuar mishin që ishte menduar të dërgohej në Kosovë.

Në intervistë ky dëshmitar tregon se mishi që dërgohej në shtetin e Kosovës ishte i dëmshëm dhe nuk duhej të konsumohej.

Ai madje shpjegoi se nga mishi i freskët rrjedh gjak i zakonshëm, por në mishin që ishte i destinuar për Kosovë rridhte gjak i gjelbër. “Bruno” po ashtu ka pranuar se ai personalisht ka ndryshuar etiketat e mishit, afati i të cilit tashmë kishte skaduar.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, Lamir Thaçi ka sqaruar se ngarkesa e parë e këtij mishi që kishte si destinacion Kosovën, nuk kishte arritur. Kjo pasi mishi ishte ndaluar në kufi dhe ishte asgjësuar.

“Shumica prej këtyre që kanë ndodhur janë spekulime për shkak se gjithë ky zhvillim ka ndodhur prej autoriteteve kosovare dhe ne e kemi njoftuar Belgjikën që kjo kompani ka bërë falsifikim. Asgjësimi i atij mishi dhe ngarkesën e parë të mishit nga kjo kompani ne e kemi ndaluar në kufi dhe e kemi asgjësuar. Kjo ka ndodhëur në vitin 2016”, ka thënë Thaçi për lajmi.net.

Ky i fundit ka theksuar se Belgjika kishte dërguar një inspektor në Kosovë, me të cilin i kishin bërë bashkërisht verifikimet.

“Ne kemi njoftuar autoritetet belge që e kanë dërguar një inspektor në Kosovë, ne e kemi pritur inspektorin dhe në koordinim e kemi bërë verifikimin bashkërisht. Por ndalimin dhe gjetjen e falsifikimit e kemi bërë ne, dhe kemi njoftuar Belgjikën. Pas njoftimit tonë, ata kanë marrë informatat dhe mishi është asgjësuar edhe pastaj ata kanë bërë hulumtime tjera të mishit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY