Greqi, arrestohen tre shqiptarë, kishin kaluar lehtësisht kufirin me 156 kg kanabis

Greqi, arrestohen tre shqiptarë, kishin kaluar lehtësisht kufirin me 156 kg kanabis

115
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia greke ka arrestuar të dielën tre shtetas shqiptarë, të moshës 34, 30 dhe 25 vjeç, me akuzën e futjes në Greqi të një sasie të madhe droge.

Ata u arrestuan në vendin e quajtur Mesopotami, në rrethin e Kosturit.

Sipas komunikatës zyrtare, pas një sinjalizimi, patrulla e policisë ndaloi për kontroll dy mjete që po vinin nga ana e kufirit me Shqipërinë.

Në mjetin e dytë, që kishte për drejtues 25 vjeçarin, u gjetën 155,9 kg kanabis, të paketuara në 149 ambalazhe plastmasi.

Sipas policisë, ky ishte mjeti i dytë, ndërsa mjeti i parë, ishte si pararojë dhe kishte për detyrë të njoftonte për postblloqet e mundshme të uniformave blu.

Përveç sasisë së drogës dhe dy automjeteve, policia sekuestroi në cilësinë e provës edhe 2.000 euro, 4 telefona celularë dhe 7 karta sim.

Më herët, po në zonën e Kosturit, ishte arrestuar një tjetër shtetas shqiptar, me 54,4 kg kanabis.

Departamenti i anti drogës i policisë së Kosturit po heton për lidhje të mundshme ndërmjet dy ngjarjeve, ndërsa tre të arrestuarit do të dërgohen në prokurori.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY