Arbër Çekaj “peshk i madh”…?! Paloka i përgjigjet Donald Lu: Jo! Janë...

Arbër Çekaj “peshk i madh”…?! Paloka i përgjigjet Donald Lu: Jo! Janë ata që dhanë garancinë

141
0
Shares

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherësh i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigje tërthorazi ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu. Diplomati i lartë deklaroi dje se peshku i madh i kokainës së Durrësit është Arber Çekaj, pronari i Arbri Garden i larguar nga Shqipëria. Sot, përmes një reagimi në “Facebook”, Paloka thotë se Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria pikërisht nga ata që ishin garantuesit e kokainës në Shqipëri.

“Të gjitha provat e deritanishme janë më se të qarta dhe tregojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se njerëz me pushtet të madh politik janë pas kësaj afere”, deklaron midis të tjerave Paloka.

Statusi i tij i plotë i Edi Palokës në “Facebook”

Përpjekjet e Rames per te larguar artificialisht vemendjen nga 620 kg kokaine, PROVA se ai ose familjare te tij jane te lidhur direkt me kete afere.

Te gjitha provat e deritanishme jane me se te qarta dhe tregojne ne menyre te pakundershtueshme se njerez me pushtet te madh politik jane pas kesaj afere.

Prova e pare; tentativa e Rames per te fshehur faktin qe ngarkesa e kokaines , jo vetem nuk u zbulua rastesisht , sic u perpoq per dite me rradhe te mashtronte Rama, por ishte njoftuar qe nga Kolumbia e ne vazhdim edhe nga Livorno.

Prova e dyte; Mbajtja e ngarkeses pa kontrolluar per me shume se nje jave ne port megjithese dihej shume mire ku ishte kokaina. Ka informacione se nderkohe eshte tentuar largimi i kokaines nga kontenieri, madje sipas ketyre informacioneve disa qindra kilogram jane larguar. Ky ka qene sic duket qellimi i mbajtjes ne port per nje kohe aq te gjate.

Prova e trete; Largimi i administratorit te firmes, pikerisht nje dite perpara se te hapej kontenieri i kokaines. Kush e njoftoi? Ne praktikat e DEAs per ngarkesa qe ndiqen me informacion te brendshem, personat qe informohen ne destinacion jane rreptesisht te kufizuar…

Prova e fundit; perpjekjet e Rames per te larguar vemendjen nga kjo afere, duke sajuar e me pas pompuar , nepermjet mediave te paguara prej tij brenda dhe jashte vendit, histori si kjo qe “agjent rus, financojne PD per te destabilizuar Ballkanin , nepermjet nxirrjes se Shqiperise ne arenen nderkombetare…”.

Qe Arber Cekaj duhet kthyer ne Shqiperi , ky eshte hapi i pare dhe i domosdoshem per te hedhur drite mbi te verteten.

Por “peshku i madh” nuk eshte tregtari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi.

Jane te njejtet qe ekstraduan deshmitarin e Tahirit dhe qe ketu do jemi, do bejne gjithshka qe Arber Cekaj te mos kthehet ne Shqiperi. E ne se jashte vullnetit te tyre ai do te kthehet, do te shohim se cdo te ndodhe me ta.

Sado te perpiqet Rama te bej mishmash me media, me prokurori e cfare ka ne dore, te jete i sigurt se si “Tahirit” ashtu dhe kokaines se Xibrakes e Maminasit do ju shkohet deri ne fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY