FOTO/ Itali, arrestohen 3 shqiptarë 12 kg kokainë dhe me mijëra euro...

FOTO/ Itali, arrestohen 3 shqiptarë 12 kg kokainë dhe me mijëra euro “në xhep”

266
0
Shares

Një operacion i madh antidrogë nga policia italiane në Treviglio e Romano në Lombardi ka çuar në konfiskimin e 12 kg kokainë dhe të mbi 114 mijë eurove, tre personave të arrestuar dhe dy të denoncuar.

Të premten në mbrëmje, më 9 mars, karabinierët kanë filluar një aksion të madh në zonë ku arrestuan tre persona, të gjithë shqiptarë të moshës 24 deri 40 vjeç.

Ky ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës vitet e fundit në territorin e Bergamasca dhe në veçanti të kokainës. Zbulimi ishte i habitshëm për shkak të shkallës së lartë të pastërtisë të kokainës, e cila në tregun me pakicë do të kishte sjellë qindra mijë euro fitime.

Policia e rajonit të Romano në Lombardi kanë ndaluar dy makina pasi kanë vënë re një sjellje të dyshimtë në afërsi të parkingut të një supermarketi. Në rrugën Dosso Pagano, hetuesit kanë vendosur të ndërhyjnë duke e ndaluar dhe arrestuar në flagrancë tre të rinjtë shqiptarë, që të tre me dosje penale.

Pas një kontrolli të shpejtë, karabinierët kanë gjetur kartëmonedhat e fshehura në automjet, 114 mijë euro ndërsa në makinën e dytë, 10 pako kokainë e peshë 12 kg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY