Sulmohet banka gjatë natës, autori ja mbath, Polica shoqëron kë gjen rreth...

Sulmohet banka gjatë natës, autori ja mbath, Polica shoqëron kë gjen rreth e rrotull

117
0
Shares
Foto ilustruese

Një tentativë për të grabitur një bankë të nivelit të dytë ka ndodhur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një person ka thyer xhamin e njërës prej bankave të nivelit të dytë dhe ka hyrë brenda saj.

Ai ka kontrolluar disa dosje, por nuk ka mundur që të gjejë paratë. Në vendin e ngjarjes ka menjëherë pas rënies së alarmit ka mbërritur policia.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona që ishin pranë vendit të ngjarjes, por ende nuk ka një autor.

Informacioni paraprak i Policisë

Më datë 09. 03. 2018 rreth orës 23:35, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Librazhd ka rënë alarmi i një banke.

Menjëherë  në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se: Në një filial të një  banke të nivelit të dytë në Librazhd është thyer me sende të forta (gurë) xhami i derës kryesore.

Nga veprimet  e  para hetimore,  këqyrja  e kamerave dhe nga deklarimet e drejtorit të filialit  rezulton se personi që ka thyer me gurë xhamin e derës  nuk  ka  vjedhur vlera monetare.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe  kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY