Tiranë, 57-vjeçari qëllon aksidentalisht veten me çifte

Tiranë, 57-vjeçari qëllon aksidentalisht veten me çifte

313
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 57-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të premte në Tiranë, pasi u vetëplagos aksidentalisht me çifte. Burime zyrtare sqarojnë se i lënduari me iniciale B. F., ka shkuar i plagosur në Spitalin e Traumës rreth orës 13:45.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë kohës që 57-vjeçari po pastronte armën e gjahut në banesën e tij, në Yrshek. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se ai dispononte leje për armën e gjahut. Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY