Kompania e skanimit të automjeteve në portin e Durrësit, Rapiscan, i ka rrëmbyer meritat dhe kurorën e fitores, Policisë së Shtetit lidhur me zbulimin e 613 kg kokainë në Port. Sipas një deklarate të kësaj kompanie lëshuar dje, “narkotikët e fshehur në një dysheme false të një dërgese u zbuluan nga sistemet e skanimit të Rapiscan Eagle që operuara nga dega e kompanisë në Shqipëri.
Policia e Shtetit e Shqipërisë e vlerësoi drogën rreth 220 milionë USD.
Sekuestrimi i 27 shkurtit në Shqipëri shton rekordet solide të programeve tona të shërbimit të integruar”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/