LAJMI I FUNDIT/Ristani dëshmon në Prokurori për lobimin e PD në SHBA

LAJMI I FUNDIT/Ristani dëshmon në Prokurori për lobimin e PD në SHBA

127
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani është thirrur sot në prokurori për të dëshmuar në lidhej me lobimin e PD në SHBA. Thirrja e tij është bërë për shkak të cilësisë së tij në PD si Sekretar i Përgjithshëm.

PD ka bërë kontratë lobimi për zgjedhje të lira, tha Ristani fill pas dëshmisë në prokurori. Dhe se gjithcka është kryer përmes bankës, shtoi ai. “Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës, i cili e paralajmëroi nga salla e parlamentit. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat” shpjegoi Ristani.

Prokuroria po shqyrton cështjen e lobimit pas deklarimit në KQZ të PD në lidhje me shpenzimet për zgjedhjet dhe akuzave nga PS, se PD ka paguar 675 mijë dollarë nëpërmjet një kompanie offshore. Cështja u ndërlikua më tepër kur një media e vogël në SHBA publikoi disa marrëveshje mes kompanive me aksionerë rusë dhe agjencise së lobimit në SHBA që ka qenë e pajtuar nga PD.

Kryetari i PD-së, Basha deklaroi një ditë më parë se partia e tij nuk ka asnjë lidhje me kompani ruse për lobimin në SHBA duke konsideruar se një shkrim i publikuar nga ‘mother jones’ një revistë e Soros i referohet në mënyrë të njanshme dokumentave.

Edi Rama ka nxitur prokurorinë të nisë një cështje për këto shpenzime. Basha deklaroi se zhurma është krijuar për të zhvendosur vëmëndjen nga trafiku i kokainës ku janë të përfshirë familjarë të Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY