Ylli Manjani: Pseudobiznesi është oligarkia, shikoni median

Ylli Manjani: Pseudobiznesi është oligarkia, shikoni median

168
0
Shares

Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani mendon se nuk ëhstë biznesi ajo që rëndom konsiderohet oligarki ën Shqipëri. Manjani argumenton se biznesi e ka për qëllim të fitojë dhe jo të kujdeset për rregullat. Është shteti ai që ndërton sistemin mbi të cilin fitohet dhe krijohen standarte. Sipas Manjanit, oligarki ëhstë pseudobiznesi I nxitur apo krijuar nga politika, sic po ndodh për shembull me biznesin e medias.

Komenti io Manjanit: NUK MUND T’I BIHET GJITHNJË “SAMARIT TË OLIGARKISË”

Ka shumë komentues publike dhe politikanë që përpiqen të ngulin thellë në opinion idenë se janë disa oligarkë (bisnesmenë të mëdhenj) që po shkatërrojnë vendin. Madje disa mendojnë se për këtë “krim” ata duhen ndëshkuar.

Se çfarë faji kanë bisnesmenët sinqerisht nuk arrij ta kuptoj! Nuk gjej asnjë llogjikë! Të kërkosh përgjegjësi tek bisnesi përse do të punojë e të fitojë. Edhe Marksi atje në varr rrotullohet nga sikleti nëse e dëgjon këtë gjë! As ai nuk e ka pretenduar këtë sa qe gjallë!

Përkundrazi, Ai argumentonte se “… motivi i kapitalit është fitimi”. Ky është në fakt motivi; FITIMI.

Nuk është përgjegjësi e bisnesit mosruajtja apo keqmenaxhimi i pasurisë publike! Po fare, fare! Për këtë gjë popujt zgjedhin qeveri e institucione publike që ta bëjnë në emër të tyre.

Nuk është faji i bisnesit pse do të ndërtojë kulla, as nëse ndërtimi kullave prish urbanistikën apo dhe cmimet e tregut immobiliar! Nëse atyre ua mban xhepi i ndërtojnë për të fituar vetë dhe jo për të fituar shteti. Natyrtisht pjesë e fitimit është tregu i sigurtë, për të cilin më shumë sesa shtetit ju interesin vetë atyre.

Por nëse nga kullat prishet mjedisi, zihet drita e diellit apo prishet pamja tradicionale e qytetit (të gjitha këto janë pjese e interesit publik) nuk është fare përgjegjësi e tyre.

Përkundrazi këtë përgjegjësi duhet tua kërkojmë Bashkisë dhe Qeverisë! Ato janë zgjedhur të mbrojnë pasurinë publike dhe interesin publik.

Nuk është faji i bisnesit pse qeveria ka vendosur të kolapsë vendin me kontrata koncensioni!

Nuk ka llogjikë tjetër që të ketë kuptim!

Sulmi ndaj bisnesit në thelb është iditotësi, ligësi provinciale, anti-llogjikë ekonomike krejt pa lidhje! Ky sulm ja kalon çdo marksisti.

Qeveria është fajtore! Këtë thotë edhe FMN, me të drejtë!

Në shoqërinë e kapitalit, duhet të bashkëjetojmë me dëshirën e bisnesit për fitim. Ashtu siç duhet të kërkojmë një shtet të përgjegjshëm që në emër të publikut e kanalizon këtë dëshirë për fitim në funksion të interesit më të mirë publik!

Është detyrë e shtetit të tregojë se për cfarë ka nevojë më shumë shoqëria, për prodhim apo ndërtim; për turizëm apo shërbime; të infrastrukturë apo bujqësi. Mendoj se shteti ynë ka dështuar ta bëjë këtë gjë dhe për këtë faj ka vetëm Ai, pra SHTETI!

Debati tjetër pastaj se përse bisnesi rri më afër qeverisë është edhe më idiot. Po pse afër kujt duhet të rrijë?! Keni parë gjëkundi bisnes opozitar që të sigurojë fitim?! Kushdo që ka një NIPT synon të afrohet natyrshëm me marrësin e vendimeve, jo me kontestuesin e tyre!

Marrësi i vendimeve ka gjithë autoritetin të thotë JO kur duhet ta thotë dhe të shërbejë shpejt dhe mirë! Ashtu siç ka detyrën të rrefuzojë çdo ofertë të paligjshme në dëm të interesit publik!

Interesi publik është detyrë e shtetit, jo e bisnesit!

Ashtu sic është poshtërsi e papranueshme përdorimi i emrave të bisnesmenëve nga marrësi i vendimeve (sic bëri Kryeministri aktual) për të bërë politikë!

Duke u marrë me bisnesin, harrojmë të merremi me pseudo-bisnesin. Me atë që e krijon politika për të shkatërruar konkurrencën e madje edhe vetë vlerën e fjalës. Shihni çfarë bëhet me “bisnesin e fjalës”, median!

Ky është krimi i vërtetë. Krim i nxitur nga pushteti!

Prandaj skemi përse drurin që duhet ti japim gomarit (qeverisë), tja japim pafundësisht samarit (bisnesit)!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY