VIDEO/ Publikohen pamjet e rënda të përplasjes me armën në Vlorë ku...

VIDEO/ Publikohen pamjet e rënda të përplasjes me armën në Vlorë ku u plagosën 3 persona

275
0
Shares

Publikohen pamjet e përplasjes me armë zjarri në datë 27 shkurt pranë Kishës Ortodokse. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur. E gjithë ngjarja ka ndodhur në rreth 50 sekonda. Në 18:18:40 fillon përplasja me armë deri në 18:19:30, pra rreth 50 sekonda.

Në momentin e përplasjes duket edhe një qytetar që kalon në vendin e ngjarjes, por nga të shtënat asnjë nuk mbeti i plagosur, pavarësisht se nga të dy krahët pati shkëmbim zjarri. Qytetari që kalon pranë vendit të ngjarjes, ndalon duke parë ngjarjen dhe largohet duke mos i bërë përshtypje duke iu dukur gjithçka normale.Në videon e siguruar nga Report Tv dëgjohet shkëmbimi i zjarrit.

DINAMIKA E PËRPLASJES ME ARME ZJARRI
Në përplasjen me armë zjarri u përfshinë dy grupe kriminale me katër makina. Fillimisht është një makinë tip Mercedes-Benz S-Class, e cila bllokon rrugën dhe më pas vjen “Fiat Punto’ duke u  bllokuar në rrugë. Pas ‘ Fiatit’ vjen një makinë tjetër tip “Benz ML” e cila ndalon menjëherë pas tij. Në këto momente dalin personat nga “ML”-ja dhe drejtohen për tek makina tip “Fiat” ku ndodheshin tre persona, Elis Llanaj, Taulant Beqiraj dhe një tjetër. Në këto momente, makina tip ‘Fiat’ tenton të largohet duke u përplasur me ‘Benz”-in. Personat e dalë nga “ML” Gazmir Canaj me dy persona të tjerë hapin derën e “Fiatit” dhe fillimisht njëri nga personat që kishte kallashnikovin në dorë qëllon me pjesën e pasme pasagjerin e “Fiatit”.

Më pas fillon shkëmbimi i zjarrit nga brenda makinës “Fiat”, në atë moment pala tjetër që ishte drejtuar nga ana e shoferit ka qëlluar në drejtim të tij. Sapo ka filluar shkëmbimi i zjarrit është afruar edhe një person tjetër nga makina e parë “Mercedes-Benz S-Class” e cila kishte bllokuar rrugën. Ai ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë grupit që kishte organizuar pritën duke qëlluar me armë. Pasi ka përfunduar aksioni nga ana e personave të dalë nga “ML” tërhiqen dhe njëri nga ata mbush kallashin dhe qëllon në drejtim të pasagjerit të tretë, që ndodhen në pjesën e pasme të “Fiatit”. Në rrezen ku shkëmbehej zjarri kalon një qytetar i rastit, i cili mund të ishte viktima.

Sapo mbaron shkëmbimi i zjarrit e gjithë në rreth 50 sekonda, shoferi i makinës “Fiat” që ishte shtrirë në tokë ngrihet dhe drejtohet për në pjesën e kishës për t’u larguar. Në atë moment vjen shoferi i makinës tip “Golf” dhe merr makinën duke tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Të plagosurit, Taulant Beqiraj me Eris Llanajn nga njëri grup dhe Gazmir Canaj nga grupi tjetër u dërguan në spital, ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë E.M. dhe P.A. që ishin në makinën tip Mercedes-Benz S-Class. Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja kallashi dhe pistolete, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet e përplasjes me armë të bandave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY