Meshkujt që “dalin për gjah” me një qen, kanë mundësinë të lartë...

Meshkujt që “dalin për gjah” me një qen, kanë mundësinë të lartë për të gjetur të dashur

495
0
Shares

Qentë janë vërtet miqtë tanë më të mirë, sipas një studimi 12 vjeçar suedez deklaron se pronësia e qenit mund të reduktojë sëmundjen e zemrës.

Një studim i 3,4 milion njerëzve në moshën 40 dhe 80 vjeçare zbuloi se të kesh një qen redukton me 23% riskun për vdekje nga sëmundjet e zemrës, dhe ulë me 20% riskun për vdekje nga shkaqet të tjera. Studimet e mëparshme kanë deklaruar që qentë lehtësojnë izolimin social dhe depresionin, dy faktorë këto që ndikojnë në rritjen e sëmundjeve të zemrës dhe për një vdekje më të hershme.

Stukuesit shpjegojnë se personat që kanë një qen kanë më shumë aktivitet fizik çka ndihmon në uljen e nivelit të stresit dhe kolisterolit.

Tove Fall, një epidemiolog dhe autori kryesor i këtij studimi, thotë se qeni ju inkurajon që të ecni, ato ofrojnë mbështetje sociale dhe e bënë jetën më kuptimplote. Nëse keni një qen, ju ndërveproni më shumë me njerëzit e tjerë. Nëse sëmuresh dhe shkon në spital dhe ke një qen, ka një motiv më shumë për t’u përpjekur të shërohesh dhe të kthehesh në shtëpi.

Por jo vetëm kaq, nëse keni një qen dhe jeni beqar keni më shuma gjasa që të krijoni një marrëdhënie në krahasim me beqarët e tjerë. Kjo ndodh pasi njerëzit që kanë qen shihen si më tërheqës, të kujdesshëm dhe të ndjeshëm, karakteristika këto që e tërheqin femrën dhe e bëjnë të mendojë se do jetë një prind i mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY