PËRMBYTJET/ Shkodër, bashkia jep alarmin, dëmi 56 milionë lekë

PËRMBYTJET/ Shkodër, bashkia jep alarmin, dëmi 56 milionë lekë

139
0
Shares

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri ne mbrëmjen e 7 marsit rezultonte në përkeqësim.

Sipas bashkisë, janë 430 ha tokë e përmbytur në Njësitë Administrative të Dajçit : Fshati Mushan 35 ha, fshati Shirq 110 ha, fshati Darragjat 10 ha, Këneta e Dajçit 275 ha. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe dhe bimë dekorative.

Lexo edhe:

Rama nuk mohon spitalin/ ‘Fshihet’ pas FOTOS së Dybala

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë negativisht. 1000 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 290 ha, fshati Obot 310 ha.

Specialistët në terren, kanë bërë një vlerësim paraprak të demëve të shkaktuara nga përmbytjet në këto njësi administrative. Vlera e demit arrin në rreth 56.980.000 leke te reja, vlerë e cila mund te rritet me vazhdimin e metejshem te gjendjes se përmbytjes.

Llogaritjet e ndara sipas kulturave
Për Njësinë Administrative Ana e Malit

Jonxhe 35.000.000 leke

Kultura te dyta foragjere 9.730.000 leke

Grure 1.000.000. leke

Sera 6.000.000 leke

Për Njësinë Administrative Dajc

Jonxhe 3.500.000 leke

Kultura te dyta foragjere 1.750.000 leke

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshmë në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.

Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY