Po bënte dicka kur ra nga ballkoni shqiptarja në Itali

Po bënte dicka kur ra nga ballkoni shqiptarja në Itali

228
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një nënë shqiptare humbi jetën pasi ra nga kati i katërt i një ndërtese. Ngjarja ndodhi në rrugën “Duino” të Spezia-s, dhe 28-vjeçarja ka lënë pas një fëmijë vetëm 1 vjeç.

Në momentin që ra, ajo po varte rrobat në ballkon, dhe humbi ekuilibrin. E reja shqiptare jetonte prej vitesh në Itali.

Fillimisht, policia mbërriti në vendin e ngjarjes me idenë se ishte vetëvrasje, por kjo hipotezë u braktis menjëherë. Sipas hetuesve, gjasat më të mëdha janë ato të një rënie aksidentale. Burri që ishte në punë u thirr menjëherë.

Djali nuk ishte i pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë i njohur, vdiq menjëherë. Sipas hetuesve, dera ishte e mbyllur nga brenda, një detaj që mbështet tezën e aksidentit dhe nuk kemi të bëjmë me një vrasje të mundshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY