Mblidhet kryesia e PD-së në prag të Kuvendit Kombëtar

Mblidhet kryesia e PD-së në prag të Kuvendit Kombëtar

148
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së PD-së, e cila pritet të zhvillohet nesër në orën 17:00 në selinë e kësaj partie.

Mbledhja ndjek përfundimin e analizave në degët e PD për t’i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Analizat në degët e PD kishin të bënin me zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, funksionimin e strukturave dhe rezultatin.

Kjo është mbledhja e parë e forumit më të lartë politik të partisë më të madhe opozitare për vitin 2018.

Kreysia e PD njihet për ndarje të thella mendimesh dhe idësh në lidhje me drejtimin e PD dhe funksionimin e opozitës. Votimi i fundit që u zhvillua në këtë kryesi ishte gati 50 për qind me 50 për qind, cfarë do të thotë se konsensusi brenda saj është mjaft i vështirë të arrihet edhe për vendime shumë të rëndësishme.

Besohet se kjo është edhe mbledhja e fundit e kësaj kryesie pasi pritet që ajo të caktojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së që do të zgjedhë forume të reja të partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY