DETAJE/ Hetim te ministria e Arsimit, Prokuroria i kërkon regjistrat e Universitetit...

DETAJE/ Hetim te ministria e Arsimit, Prokuroria i kërkon regjistrat e Universitetit “Kristal”

174
0
Shares

Prokurorët e Tiranës kanë këqyrur regjistrat e dorëzuar nga universiteti “Kristal” te ministria e Arsimit, pasi u mbyll në vitin 2014. Ky veprim hetimor është zhvilluar për të konfirmuar nëse për shitjen e diplomave, ka apo jo brenda këtij institucioni bashkëpunëtore ish-pronari i “Kristalit”, Ahmet Muçaj.

Ndërkohë, diploma e sekuestruar gjatë arrestimit të 69-vjeçarit është dërguar në laboratorin e kriminalisikës për të marrë një përgjigje shkencore nëse ky dokument është falsifikuar apo jo.

Diploma ka të dhëna të rreme si nisje të vitit akademik 2010 dhe vit përfundimi 2013, pra pak kohë përpara se universiteti të mbyllej, ndaj ajo që duan të kuptojnë prokurorët është nëse ky dokument lëshohej me ndihmën e ndonjë personi që ka akses në regjistrat e bllokuar apo është tërësisht fals.

Pavarësisht dyshimeve, paraprakisht grupi i hetimit konstaton se numri i amzës së diplomës së blerë nga shtetasja Rudina F. është shkruar bojë të njomë. Ndërkohë që firmat e dekanit dhe e kancelarit janë realizuar përmes procesit të skanimit.

Fotokopjimi i firmës së Arben Llojes shton dyshimet se diploma është false dhe e prodhuar në një laborator nga persona të paidentifikuar. Por që të binden plotësisht për këto pikëpyetje prokurorët dhe oficeret e krimit ekonomiko financiar duhet të krahasojnë edhe regjistrat që universiteti kristal dorëzoi menjëherë pasi u mbyll, pra në vitin 2014.

Ne po hetojmë, shpjegoi një burim edhe dy raste të tjera, për të cilat dy qytetarë kanë parapaguar, për të blerë një diplomë, njëri për juridik dhe tjetri për farmaci. Por si provë kryesore është diploma e shtetases Rudina F. e cila pagoi 2500 euro në dy këste dhe që u infiltrua nga autoritetet. Ish-pronari Ahmet Muçaj do të dalë të mërkurën para gjykatës për veprën e falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit pasiv në sektorin privat.

Vepra e fundit rendon mbi të, pasi gjatë referimit fillestar dyshimet i orientonin hetuesit edhe drejt personave të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY