FOTO/ Ilir Meta e nis ditën me një urim special, mësuesja e...

FOTO/ Ilir Meta e nis ditën me një urim special, mësuesja e fillores i zbulon një “sekret”

208
0
Shares

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur diten sot me nje urim special per gjithe mesuesit, pedagoget dhe profesoret shqiptare, qe sot festojne 7 Marsin.

Me nje mesazh urimi ne faqen e tij ne Facebook, shoqeruar me dy foto te nxjerra nga arkiva e viteve te para ne rrugen e dijes, Meta ka uruar gjithe mesuesit.

Mesazhi i Metes

Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik.

Mësuesja kujdestare

Nderkohe qe mësuesja kujdestare e Presidentit Meta në klasën fillore të shkollës “Fan Noli”, Kadrie Dibra ka rrëfyer sot se sa gjuhë të huaja mësonte Ilir Meta kur ishte fëmijë.

“Një ditë nëna e tij më tha se Iliri më ka thënë që po mësoni dy gjuhë të huaja në shkollë. Njëra është anglisht i thashë. Po tjetra cila është?, e pyeta nënën e Ilirit. Dhe ajo më tha se Iliri i kishte thënë që zysha kujdestare po përpiqet më të na mësojë shkodranishten, meqënëse unë flisja me dialekt shkodran”, – ka rrëfyer me humor Kadrie Dibra, mësuesja kujdestare në klasën fillore e Presidentit Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY