U kërcënua me zhdukjen e familjes, nga frika e fajdexhiut shqiptari grabit...

U kërcënua me zhdukjen e familjes, nga frika e fajdexhiut shqiptari grabit bankën

142
0
Shares

E ka pësuar keq një shqiptar i cili mori para me fajde, por u gjet nën kërcënimin e vazhdueshëm të personit që ia dha me fajde.

Shtatë persona po përgjigjen para trupit gjykues në Gjykatën e Landit në Wels të Austrosë për shantazhim të rëndë, fajde dhe detyrim. Dy nga të akuzuarit ngarkohen se gjatë viteve 2015 dhe 2016 u kanë dhënë hua personave të ndryshëm me kamata shumë të larta, 20 për qind në muaj dhe pastaj me anën e ekzekutuesve ua kanë kërkuar ose marrë në mënyrë të vrazhdë, shkruan orf.at.

Aq të frikshëm kanë qenë këta fajdexhinj sa që njëri nga borxhlinjtë ka bërë një grabitje banke për të larë borxhin, transmeton albinfo.ch. Njësoj i frikësuar ka qenë edhe një dëshmitar, i cili duhej të dëshmonte sot por nga frika ishte paraqitur si “i sëmurë”.

Ndërsa grabitësi i bankës, një shqiptar, i cili është marrë në pyetje nga gjykata ka thënë se ai i kishte marrë hua nga i akuzuari për fajde 10 mijë euro. Nga prilli i vitit 2015 deri në nëntor 2016 ka paguar për çdo muaj nga 2000 euro në emër të kamatës. Pas kësaj ai nuk kishte pasur mundësi më të paguante kamatë dhe nga frika prej fajdexhiut, kishte vendosur të plaçkiste një bankë.

Plaçkitja kishte dështuar, ai ishte arrestuar. Ai thotë se ka qenë dhe vazhdon të jetë i frikësuar edhe në burg, transmeton albinfo.ch. Ekzekutori i fajdexhiut, vetëm me paraqitjen e tij: i madh, muskuloz, me kokë të rruar, të fuste frikën. Çdo herë i kishte thënë se duhej të paguante dhe se kjo nuk ishte lojë.

Ndërsa vetë i akuzuari që i kishte dhënë para me fajde i kishte treguar se në Kosovë ndodh të zhduken familjarë, gra dhe fëmijë ose edhe t’u thyhen gishtat personave që nuk paguajnë kamatat. Pak pas burgosjes dikush e kishte pyetur vëllanë e tij për të dhe për gruan. Nisur nga kjo dhe disa kërcënime tjera, i akuzuari mendon se dora e grupit të fajdexhinjve ka arritur deri në burg. Kështu njëri i kishte thënë se ai do të shpëtonte nga borxhet (fajdetë) nëse do ta tërhiqte padinë.

Në burgun për hetime janë dy të akuzuar kryesorë. Më i vjetri, një shtetas 35 vjeçar i Maqedonisë pranon pjesërisht të ketë dhënë para me fajde. Ndërsa bashkëpunëtori i tij nga Kosova dhe pesë të dyshuar si ekzekutorë, kryesisht hedhin poshtë akuzat, përcjell albinfo.ch. Vendimi gjyqësor mund të shpallet të enjten e kësaj jave. Të akuzuarit mund të dënohen me deri 10 vjet heqje lirie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY