Ilir Meta i përgjigjet Ditmir Bushatit: Çdo gjë në kohën e duhur

Ilir Meta i përgjigjet Ditmir Bushatit: Çdo gjë në kohën e duhur

269
0
Shares

Gjatë vizitës në shkollën “Fan Noli”, nga ku uroi mësuesit për 7 Marsin, Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët lidhur me kërkesën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për dhënien e autorizimit për nisjen e negociatave për ndarjen e kufirit detar me Greqinë.

Fillimisht Meta nuk iu përgjigj insistimit të gazetarëve, por në ndërhyrjen e dytë të tyre, Kreu i Shtetit shumë shkurt dha sinjalin se për të avancuar në këtë proces duhet pritur ende me durim.

“Nuk e di nëse zoti Bushati ka qenë te shkolla ‘Fan Noli’, por shkolla ‘Fan Noli’ na ka mësuar gjithmonë që çdo gjë në kohën e duhur”, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY