Nga qershori ndalohet importimi i makinave të prodhuara para 10 vitesh

Nga qershori ndalohet importimi i makinave të prodhuara para 10 vitesh

215
0
Shares

Qeveria duket e vendosur të ndalojë importin e makinave të përdorura. E parashikuar të fillonte në 1 janar të këtij viti, duket se strategjia e re do të nisë brenda qershorit. Kush do të blejë një makinë, duhet të bëjë llogaritë mirë këto muaj që kanë mbetur. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha dje në ‘Studio e Hapur’ se makinat e prodhuara para 10 vitesh nuk do të importohen më. Doganat nuk do të lejojnë më kalimin në vend të këtyre mjeteve.

“Do ndalojmë importimin e makinave, që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri. Kjo bëhet për pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ajrit të ndotur. Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarëve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin. 166 persona për 100 mijë banorë në Shqipëri, e gjejnë vdekjen nga ndotja e mjedisit, sipas të dhënave të Mbikëqyrjes Globale të Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë. Projektligji parashikon që të lejohen të importohen vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet ‘Euro 5’ të shkarkimeve në ajër”, tha ministri Klosi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY