Shqiptari kapet me 1 milionë euro drogë në Bullgari

Shqiptari kapet me 1 milionë euro drogë në Bullgari

214
0
Shares

Afro 1 milionë euro heroinë iu kapën sot një shqiptari në Bullgari teksa po i transportonte me makinën e tij. Bëhet fjalë për një sasi prej 37 kg heroinë që u zbulua nga policia bullgare e doganave në pikën e kontrollit mbi Urën e Danubit pranë në kufi me Rumaninë.

Droga ishte e ndarë në 68 pako, e fshehur në dyshemenë e një makine të regjistruar në Itali, teksa po përpiqej të largohej nga Bullgaria, sipas një deklarate nga Agjencia Kombëtare Doganore bullgare.

I arrestuari është shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali. Autoritetet vlerësuan se vlera e heroinës në rrugë do të gjeneronte ofro 1milionë euro.

Bullgaria, një rrugë kryesore tranziti për drogat e kontrabanduara nga Azia në Evropë, kapi 602.6 kg heroinë në kufijtë e saj në 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY