Avokati: Lirimi nga detyra pa motivacion i Rovena Gashit, Arta Marku nuk...

Avokati: Lirimi nga detyra pa motivacion i Rovena Gashit, Arta Marku nuk i ka këto kompetenca

102
0
Shares
Rovena Gashi

Urdhri për lirimin nga detyra i Rovena Gashit është i pamotivuar. Kështu shprehet avokati i saj mbrojtës, Çlirim Gjata gjatë seancës së sotme gjyqësore të Rovena Gashit ndaj kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku, ku janë lexuar konkluzionet e para.

Gjata tha se urdhri për lirimin nga detyra të Rovena Gashit është pa motivacion, është nxjerrë jashtë kompetencës, i pa mbështetur në ligj. Ai shtoi se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm s’i ka këto kompetenca.

Më 29 dhjetor të vitit të shkuar, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e shkarkoi Gashin nga drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Por Gashi nuk e ka pritur aspak mirë këtë lëvizje dhe më 8 janar 2018, ka bërë padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e urdhrit të Kryeprokurores Arta Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY