VIDEO/ Basha: Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra

VIDEO/ Basha: Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra

179
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama dhe Ministrin Ahmetaj se kanë shtënë në dorë gjithë procesin e riciklimit të mbeturinave. Basha tha se qeveria u ka hequr licencën rreth 100 kompanive të riciklimit.

“Sot Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë ka denoncuar mbylljen e afro 100 bizneseve, heqjen e licencave nga Edi Rama nga qeveria në një revansh përmes taksidarëve dhe inspektorëve të qeverisë. Heqja e këtyre 100 licencave përkon me futjen nën kontrollin total nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj të procesit të mbledhjes, riciklimit, djegies dhe groposjes së mbeturinave në bashkinë e Tiranës.

Para dy muajsh ai që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit me letra se në fakt përfaqëson Arben Ahmetaj, para dy muajsh ka blerë kuotën kontrolluese të kompanisë së pastrimit të bashkisë së Tiranës. Ka blerë 49% dhe në kontratë është specifikuar se ky do të bëjë dhe administrimin e kompanisë së riciklimit të bashkisë së Tiranës. Skema është përqëndrimi i gjithë aktivitetit në duart e dyshes Rama – Ahmetaj. Për këtë arsye kanë mbyllur gjysmën e kompanive të riciklimit” u shpreh Basha.

Për Bashën, kjo i hap rrugë importit të mbetjeve.

“Kjo është ana tjetër e medaljes së drogës, Shqipëria eksporton drogë dhe bëhet gati të importojë plehra. Rama ka futur në dorë riciklimin dhe djegien e plehrave”.

Komunikimi i plotë i Kryetarit të PD, Lulzim Basha me gazetarët

Sot Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë ka denoncuar mbylljen e afro 100 bizneseve, heqjen e licencave nga Edi Rama, nga qeveria në një revansh përmes  taksidarëve dhe inspektorëve të qeverisë. Duhet t’u themi shqiptarëve që heqja e këtyre 100 licencave përkon me futjen nën kontrollin total nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj të procesit të mbledhjes, riciklimit, djegies dhe groposjes së mbeturinave në Bashkinë e Tiranës.
Para dy muajsh ai që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës, të Fierit dhe të Elbasanit me letra, por që në fakt përfaqëson Arben Ahmetaj, para dy muajsh ka blerë kuotën kontrolluese të kompanisë së riciklimit të Bashkisë së Tiranës.
Ne e kemi ndjekur, tani është e vërtetuar, mund ta kontrolloni edhe në QKR do t’ua japin të dhënat, ka blerë 49% dhe në kontratë është specifikuar ky që ka 49% do të bëjë edhe administrimin e kompanisë së riciklimit të Bashkisë së Tiranës. Është i njëjti që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.
Pra, skema është: përqëndrimi i të gjithë aktivitetit, që nga mbledhja, tek riciklimi- pra ndarja, tek djegia, tek groposja është në duart e dyshes Rama-Ahmetaj. Për këtë arsye janë vërsulur dhe kanë mbyllur pothuajse gjysmën e kompanive në sektorin e riciklimit menjëherë pasi kanë shtënë në dorë të tre inceneratorët dhe procesin e mbledhjes dhe grumbullimit, riciklimit të plehrave në bashkinë më të madhe që është Bashkia e Tiranës. Çfarë është kjo? Kjo është ana tjetër e medaljes së drogës. Shqipëria eksporton drogë dhe bëhet gati tani të importojë plehra. Ju kujtohet se Edi Rama propozoi ligjin për importin e plehrave me pretendimin që nuk kishte mjaftueshëm material për industrinë e riciklimit.
Tani çfarë po bën?! E ka futur në dorë riciklimin dhe djegien e plehrave. Ka ndërtuar dhe po ndërton inceneratorë të cilët kanë kapacitete për të djegur edhe plehrat e Italisë e jo më të Shqipërisë dhe të gjitha këto janë në dorë të Arben Ahmetaj dhe Edi Ramës.
Kjo është arsyeja pse iu është hequr licenca 100 kompanive që veprojnë në këtë sektor prej 10, 15 apo 20 vitesh.
Çfarë po ndodh? Le t’ua themi shqiptarëve.
Po ndodh e njëjta gjë që ka ndodhur me lojërat e fatit, që ka ndodhur me kanabisin, që po ndodh me herionën, me sistemin financiar dhe me sistemin e ndërtimit.
Lojrat e fatit e mbani mend se si e nisi sulmin Saimir Tahiri me urdhër të Edi Ramës?
Çfarë ndodhi pas kësaj, u mbyllën lojërat e fatit?! Jo!
U bë një koncension të cilën të gjithë e dimë që e ka Edi Rama, në emër të Olsi Ramës. Këto janë fakte.
Çfarë me drogën?
U sulmua Lazarati me pretendimin se do të shkatërrohej rrjeti kriminal që kultivonte drogën në Lazarat. Nuk u shkatërrua asnjë organizatë kriminale, nuk u kap asnjë bandë, nuk u kap asnjë bos, por pas kësaj droga u kultivua në të gjithë Shqipërinë nën kontrollin e Saimir Tahirit që po hetohet pas denoncimeve të Antimafies dhe të kupolës të policisë që është në arrati.Sigurisht nën kontrollin e Edi Ramës.
E njëjta gjë po ndodh me kokainën, mbretërit e kokainës së Xibrakës, janë edhe mbretërit e kokainës së Maminasit dhe laboratorëve të tjerë në Shqipëri dhe kontrollohen drejtpërdrejtë nga klani kriminal i Edi Ramës.
E njëjta gjë po ndodh tani me përqëndirmin, apo blerjen e bankave nga një bankë ku shërben në bord bashkëshortja e kryeminstrit.
E njëjta gjë po ndodh me ndërtimin, nisi me rilindjen urbane, ku i gjithë sektori i ndërtimit u fut nën kontroll dhe po vazhdon me PPP-në 1 mld, që nuk është gjë tjetër veçse skema e pastrimit të parave të pista.
Pra, përqëndrimi i gjithë sektorëve të ekonomisë duke përfshirë sektorët kriminalë të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe trafikimit të heroinës dhe kokainës në një palë duar, në duart e bandës kriminale të drejtuar nga kryeministri i vendit.
Kjo është ajo që po ndodh.
Krimi po kap ekonominë, siç ka kapur politikën, siç ka kapur qeverinë po kap ekonominë. Vendi as nuk eksporton më, as nuk prodhon më, nuk ka investime të huaja, nuk ka as investime të brendshme. Sepse aty ku futet paraja e drogës dhe e krimit, aty ku nuk ka konkurencë por gjithçka është në duart e një klani kriminal nuk ka vend për rritje ekonomike.
Kjo është arsyeja pse vendi është në krizë ekonomike. Kjo është arsyeja pse shikoni statistikat që tregojnë mbylljen e bizneseve nga muaji në muaj duke shkuar në rritje dhe që shumica e shqiptarëve kredhen në varfëri, iu hiqet edhe ndihma ekonomike. Shumë shqiptarë nuk gjejnë alternativë tjetër përveçse të largohen nga vendi. Zgjidhja e këtij problemi kërkon një transformim të thellë politik dhe ekonomik. Kërkon në rradhë të parë çlirimin e politikës nga krimi, nga korrupsioni, çlirimin e ekonomisë nga kthetrat e krimit dhe drogës dhe kthimin e ekonomisë në një ekonomi konkuruese me mundësi dhe hapësirë ku çdokush të konkurojë sipas ideve, inovacionit, aktivitetit të biznesit, dhe jo sipas mundësisë për të patur akses tek paratë e drogës, akses tek banda në qeveri dhe akses tek privilegjet e pushtetit. Edhe një herë dua të theksoj se ne si opozitë, duke e kuptuar plotësisht pretendimet e ngritura sot nga “Shoqata e ricikluesve”, e konsiderojmë aferën e inceneratorëve, anën tjetër të medaljes së aferës së drogës së Shqipërisë, si Kolumbi e Europës, pjesë e së njëjtës medalje, pjesë e të njëjtit projekt të Edi Ramës, i cili duhet të çmontohet deri në fund, për të hapur rrugë për një Shqipëri europiane. Nuk mund mund dhe nuk do të ketë ekonomi të lirë dhe politikë të ndershme, sa kohë në krye të vendit është njeriu që futi drogën në sistem, futi kriminelët në politikë dhe kapi dhe ktheu ekonominë shqiptare në një lavatriçe të pastrimit të parave të drogës.  

News 24: Z. Basha. Për largimin e Edi Ramës, që ju thoni se ka futur drogën në ekonomi dhe po pastron paratë e drogës, do të ishte më e nevojshme nga ana juaj që të bënit një përpjekje reale për të bashkuar partinë? Disa ditë më parë, disa eksponentë të lartë kanë paralajmëruar krijimin e një partie të re. A po rrezikohet në këtë mënyrë përçarja e Partisë Demokratike? 
Basha: E para, dua t’ju them se, Partia Demokratike sapo ka përfunduar proçesin e analizës dhe po bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar drejt ndërtimit dhe riorganizimit të partisë. E dyta, dua të them që është e drejtë e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Absolutisht e çdokujt. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari, janë pretekst. Nuk është kryetari ai që shqyrton propozimet, janë forumet, është Kuvendi i partisë. Kryetari as nuk shqyrton, as miraton, as nuk hedh poshtë, por kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij për ndërtimin, fuqizimin e punës në Partinë Demokratike. Ndaj çdokush është i ftuar, gjatë gjithë proçesit të analizës që ka marrë pjesë dhe do të vazhdojë të ketë hapësirën të japë propozimet për fuqizimin dhe mënyrën e organizimit të aksionit tonë politik dhe Partisë Demokratike. Sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike. As sulmet ndaj Partisë Demokratike në media, nuk i shërbejnë demokratëve, të cilët përballen ditë për ditë me krimin në pushtet, me revanshin e drogës, me varfërinë, me papunësinë, me largimin abuziv nga puna, me largimin nga skemat e ndihmës ekonomike. Partia Demokratike dhe demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit, kundër drogës dhe kundër kapjes së politikës nga krimi dhe droga dhe kjo është një kauzë që do t’i bashkojë të gjithë demokratët pa dallim. Kështu që në këtë kuadër nuk mendoj se vlejnë, as sulmet personale nga kafenetë, as deklaratat e pabazuara. Unë i bëj ftesë çdokujt që bashkohet rreth këtyre vlerave dhe kjo për mua është themelore. Lufta kundër krimit, dekriminalizimi, si një luftë që e kemi nisur, distancimi nga personat me rekorde kriminale bashkëpunëtorë dhe autorë të trafikut të drogës dhe unë ftoj këdo që bashkohet rreth këtyre vlerave, dhe të bashkohet rreth këtyre vlerave, në një proçes të hapur modern dhe europian, nga e cila Partia Demokratike do të ndërtojë alternativën jo thjesht të pushtetit për nesër, por alternativën e një transformimi të madh politik dhe pastaj ekonomik të vendit. Një transformim të madh politik të vendit. 28 vjet pasi është krijuar Partia Demokratike dhe pasi ka përmbushur shumë misione të rëndësishme kombëtare, tani i takon dhe do të kryejë një tjetër mision për ta sjellë politikën shqiptare në nivelin e standardit europian.  

Top Channel: Kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar z. Basha? 
Basha: Në pranverë do të mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe pa dyshim, ashtu sikundër proçesit të analizës edhe gjatë këtij proçesi çdokush që dëshiron, do të ketë hapësirën për propozime. 

Vizion plus: Ju e keni përgjegjësinë për ta bashkuar partinë. Do t’i ftoni në takim, do t’i ftoni për të konkuruar në forume, do t’i ftoni për të qenë pjesë e partisë. Si do ta bashkoni ju partinë? Kjo është përgjegjësia juaj. 
Basha: Falemnderit për pyetjen. Unë i di shumë mirë përgjegjësitë e mia dhe unë besoj se çdo demokrat nuk pret që proçesi i bashkimit të partisë do të jetë një proçes negociatash personale të kryetarit, por të jetë krijimi i një hapësire, ku çdokush që ndan këto vlera dhe që është gati të kontribuojë, pavarësisht nëse ka 27 vite që kontribuon, apo do të vijë sot në këtë parti popullore, që i bashkon liria, demokracia dhe Shqipëria, si gjithë Europa, të ketë mundësi që zëri i tij apo i saj të dëgjohet. Unë vetë e kam shpallur vizionin tim dhe vizioni im është që kjo është një parti e anëtarëve, jo i kryetarit, as e nënkryetarëve, as e drejtuesve, as e ish-drejtuesve, kjo është një parti e anëtarëve dhe kemi punë për të bërë që të kthehet vendimmarrja plotësisht tek anëtarët. Ky është qëllimi im, është propozimi im, që unë, sikundër çdokush tjetër që ka propozime, do t’ja parashtroj forumit vendimmarrës për ndërtimin, për organizimin e Partisë Demokratike, që është Kuvendi i Partisë Demokratike. Dhe të njëjtën ftesë kam pa asnjë paragjykim. E vetmja ftesë është, distancim total nga personat me rekorde kriminale dhe përqafimi i kauzave të drejta që kemi luftuar për shqiptarët, jo për veten apo pushtetin tonë; dekriminalizimi, lufta kundër krimit, lufta kundër drogës dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet.

Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publié par Lulzim Basha sur mardi 6 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY