VJEDHJE/Gjobë milionëshe për Vodafon dhe Telekom: Qytetarët i paguajnë për 13 muaj...

VJEDHJE/Gjobë milionëshe për Vodafon dhe Telekom: Qytetarët i paguajnë për 13 muaj në vit

1099
0
Shares

Komisioni i Konkurrencës ka gjobitur para pak ditësh dy kompanitë  e mëdha të telefonisë celulare, Vodafon dhe Telekom me një gjobë disamilionëshe pasi në kurriz të konsumatorëve rritën fitimet e tyre përme smekanizmave jokonkurues të tregut të telefonisë.

Komsioni i konkurencës ka hetuar për disa muja sjelljen  në treg të dy kompanive dhe ka gjetur sjellje të mungesës së konkurencës ku dy kompanitë në fakt operojnë jo thjesht si dyopol por në marrëveshje paraprake për të ndarë sëbashku tregun dhe shmangur konkurencën.

Kështu komisioni i konkurencës vendosi “gjobitjen e ndërmarrjeve “Vodafone Albania” dhe “Telekom Albania” për shkelje të rëndë të konkurrencës, konkretisht të nenit 74, të Ligjit Nr. 9121/2003 në masën 0.02 % të xhiros së secilës ndërmarrjeje për vitin paraardhës financiar, përkatësisht në shumën 3 011 173 (tre milion e njëmbëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tre) Lekë për ndërmarrjen “Vodafone Albania” SHA dhe në shumë 1 779 108 (një milion e shtatëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e tetë) Lekë për ndërmarrjen “Telekom Albania” SHA”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.

Pavarësisht se gjoba është qesharake në raport me fitimet nga abuzimi me konsumatorët, ky ndeshkim është një njollë e madhe për dy kompanitë në këndvështrimin etik. Ato duhet të kërkojnë të falur për zhvatjen e klientelës ndërkohë që AKEP duhet të rikthehet në mision për të mbrojtur konsumatorët.

Hetim i nis për tre arsye:

Në Mars të vitit 2016 tre prej kompanive celulare kanë ndryshuar vlefshmërinë e paketave kryesore standarde në harkun kohor të tetë ditëve, përkatësisht Albtelecom me 15 Mars 2016, Telekom me 21 Mars 2016 dhe Vodafone me 23 Mars 2016. Ndryshimi i bërë në këtë periudhë konsiston në ndryshimin e periudhës së mbulimit të paketave nga 30 ditë në 28 ditë.

Sjellja e mësipërme, mund të shpjegohet nga ndërlidhja oligopolistike ku ndërmarrjet përshtatin strategjinë e tyre në kuadër të informacionit të plotë ndaj konkurrentëve të tjerë dhe efekteve të tyre në njësi dhe tarifa.

Por ky ndryshim i kohëzgjatjes së paketave standarde nga 30 ditë në 28 ditë bën që konsumatori të faturohet rreth 13 muaj në vit në vend të 12 muajve, duke çuar në një rritje vjetore prej rreth 6.5% të buxhetit të shpenzuar nga konsumatori për këtë shërbim.

Edhe i AKEP iu bashkua kësja vjedhjeje. Në argumentin e vet për këtë rast AKEP thekson se:“Ndryshimet e ndodhura në Mars të vitit 2016 përfshijnë ndryshimin nga Albtelecom, Telekom Albania dhe Vodafone të afatit të përdorimit të ofertave mujore nga 30 ditë në 28 ditë. Operatorët kanë zbatuar detyrimet e transparencës dhe publikimit të tarifave për këtë ndryshim. Ndryshimi i afatit rezulton të jetë bërë për shkaqe kompatibiliteti të afateve (ditore, javore dhe 4 javore) si dhe është në vijim të praktikave të përdorura edhe nga operatorë celularë në vende të tjera evropiane”, thuhet në njoftimin e AKEP i cili nuk ka bërë asnjë analizë kostoje për konsumatorët për shkak të ndryhsimit ët afateve të paketave.

Ndërkaq komisioni i konkurencës ka hetur edhe për faktin se kompanitë celulare nuk publikojnë cmimet për minutë për telefonatat, sms, mb e internetit. “AKEP-i, si organ rregullator i tregut të komunikimeve elektronike në kuadër të kompetencave të tij për mbrojtjen dhe garantimin e mirinformimit të konsumatorit duhet të përcaktojë për operatorët e shërbimit celular detyrimin që përveç çmimit të paketës standarde nga ana e ndërmarrjeve të publikohet dhe çmimi për njësi për çdo shërbim (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB etj.) që këto paketa përmbajnë”, thuhet në përfundimet e hetimit.

ArsyEja e tretë e hetimit ishte se në analizën e tregut 2016, vetë AKEP-i ka evidentuar si problematikë diferencën e lartë të tarifave për shërbimet e konsumuara për njësi (lekë/minutë, SMS) me tarifat e shërbimeve të përfshira në pagesën fikse si pjesë e ofertave. Këto tarifa aplikohen nëse përdoruesi me parapagim nuk blen paketa/oferta ose pasi ka konsumuar njësitë përkatëse të përfshira në çmimin e paketës/ofertës, si dhe për përdoruesit me kontratë pas konsumit të njësive të përfshira në pagesën fikse mujore dhe/ose të paketave/opsioneve shtesë që mund të blejë kjo kategori përdoruesish.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY