FOTO/Rama merr në SHBA të njëjtin cmim që mori Berisha në 2012

FOTO/Rama merr në SHBA të njëjtin cmim që mori Berisha në 2012

153
0
Shares

Kryeministri Edi Rama mori sot një cmim për pluralizmin kulturor nga Komisioni për trashëgiminë amerikane në botë. Rama i cili ndodhet këto ditë në SHBA e mori cmimin nga i emëruari nga Presidenti Trump për të drejtuar këtë komision.

“Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PËR PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Rama me rastine marrjes së ktij cmimi që jepet për Shqipërinë dy herë brenda 6 viteve.

Të njëjtin cmim e mori ish-kryeministri Berisha në prill të vitit 2012, raporton droni.al. Atëherë Medalja e Mirënjohjes “The Cultural Pluralism Aëard”, iu dorëzua Kryeministrit nga Kryetari i tij Ëarren Miller, me motivacionin: Akorduar Shkëlqesisë së tij, z.Sali Berisha, për kontributet e jashtëzakonshme në çuarjen përpara të kauzës për përkujtimin e Holokaustit, duke vendosur të vërtetën historike dhe promovuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY