Salianji publikon dokumentat sekrete! Po Olsi cfare do ne cdo tavoline kryetrafikanti?

Salianji publikon dokumentat sekrete! Po Olsi cfare do ne cdo tavoline kryetrafikanti?

172
0
Shares

Gjatë seancës së sotme në parlament, deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar disa dokumenta në lidhje me ekstradimin e shtetasit Nazer Seiti.
Gjatë fjalës së tij Salianji ngre akuza se Nazer Seitaj është degdisur dhe kanë bërë rrëmbim personi vetëm sepse kishte lidhje me Saimir Tahirin.
Më tej deputeti i PD tregoi dy dokumenta në të cilat tregohet se për Nazer Seitaj ka pasur informacion të plotë Ministria dhe ministrja e Drejtësisë.
“Për vendimin e dates 27.10.2017 të Gjykates së shkallës së parë Tiranë, Drejtoria e burgjeve i con shkresë normale drejtorisë se ‘Jordan Misja’ për të vazhduar një procedurë që me te drejtë është procedurë ligjore dhe për këtë rast ka zbatuar ligjin Ministria e Drejtësisë sepse ka marre informacion se për këtë shtetas ka pasur një vendim tjetër për dënim, për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, u shpreh Salianji.
Deputeti i PD bëri publik një tjetër dokument ku tregohet vendimi tjetër i po të njejtin intitucion për të njejtën porcedurë  duke shtuar se për të njejtën procedurë insitucionet funksionojnë me dy standarde.
Sipas Salianjit në të parën zbatojnë ligjin në të dytën sapo riskohen për të dalë emrat e drejtuesve të institucioneve që jane përfshirë në trafikun e drogës  ndjekin procedurë sekrete dhe nuk njoftojnë askend.
Mes të tjerash gjatë në fjalën e tij deputeti i PD nuk la pa përmendut edhe vëllain e Kryeministrit për të cilin u shpreh se si ka mundesi qe vellai i Kryeministrit rri gjithe kohen me persona me precedent penal të kërkuar për trafik drogë apo të përfshirë në afera kriminale. Cfare e lidh me keta persona nga Shkodra ne Elbasan, nga Vlora ne Tirane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY