Policia kontroll për Klemend Balilin me një copë “letër bakalli”

Policia kontroll për Klemend Balilin me një copë “letër bakalli”

85
0
Shares

Foto Ilustruese

Familjarët e Klemend Balilit kanë reaguar ëpr sjelljen sipas tyre të policisë, sot herët në mëngjes, gjatë kontrollit në banesat e tyre.
Sipas Bashkim Balilit, vëllait të Klemend Balilit, banor i fshatit Stajr në Delvinë, “policia shkoi për kontroll me një copë “letër bakalli”, duke terrorizuar familjarët dhe rrëmbyer dy djemtë 16 dhe 18 vjeç.
“Jemi njerëz të ndershëm e punëtor, nuk jemi vrasës e trafikantë. Nuk është hera e parë që Klemend Balili mbahet si protagonist i trafikut ët drogës. Ishim të gjithë në gjumë kur Policia në orën 04.30 erdhi në shtëpi. Kanë rrëmbyer djalin 18 vjec nga krevati dhe ma morën zvarrë me pranga, ndërsa kërcënuan edhe gruan time. Në polici është edhe djali tjetër, 16 vjeç, të cilët u prangosën në sy të nënës. Erdhën për kontroll me një copë ‘letër bakalli’ në dorë. Djemtë ende nuk janë kthyer në banesë, i kanë çuar në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës”, u shpreh Bashkim Balili.
Ai mohoi që të ketë komunikuar me vëllanë, duke përjashtuar mundësinë që edhe djemtë e tij të kenë komunikuar me Klemend Balilin.
Sipas Bashkim Balilit, vëllai i tij nuk është në Shqipëri.
“Nuk kam komunikuar me Klemend Balilit, as unë as djemtë e mi. Ai ndodhet jashtë, ‘aty ku filloi çështja’”, është shprehur Bashkim Balili.

Intervista e plotë


Zoti Bashkim, çfare ka ndodhur sot gjatë aksionit të policisë?
Erdhi policia sot në katër e gjysmë të mëngjesit në fshat për kontroll. Jemi shtetas shqiptar, punëtor. Nuk është hera e parë që na ndodh kjo. Nuk jemi trafikantë vrasës kriminel. Në mënyrë të përsëritur ka ardhur, ka mbledhur të gjithë fisin, burrat, i kanë vënë prangat. E kanë marrë djemtë e mi, 16 dhe 18 vjeçar në drejtim të paditur. Jemi shqiptarë, jemi të barabartë para ligjit sikur jemi kriminel. Në banesë ka qenë gruaja dhe fëmijët e mi. Unë skam qenë në shtëpi. Më kanë çuar djalin nga krevati mi kanë vënë prangat. I gjetën një letër. Çfarë duan të bëjnë? Të na vrasin? Unë jam i ndershëm, duhet të na mbrojë drejtësia. Më kanë marrë dy djemtë.


Ju ishit në shtëpi?
Isha në Tiranë, në punë. Po shkoj në Gjirokastër, se dua të di ca ka ndodhur. Se kuptoj si na trajtojnë sikur ata janë Hilteri dhe në çifutët?


Keni folur me vëllain tuaj?
Klemend Balili është i barabartë para ligjit, nëse ka bërë gabime ta kapin, ta arrestojnë. Ai ka familjen e tij dhe shtëpinë e tij. Me vëllain s’kam folur.


Ku ndodhet vëllai juaj?
Zoti Balili nuk ndodhet në Shqipëri, s’ka si të rrijë atje në shtëpi. Ai ka vajtur atje ku filloi problemi, atje ku duhet të jetë. Skam folur asnjë herë me vëllain. Faleminderit ‘News24’ për informacionet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY