VIDEO/ Deti përpin plazhin e Kunes në Shëngjin

VIDEO/ Deti përpin plazhin e Kunes në Shëngjin

647
0
Shares

Erozioni po rrezikon ta zhdukë përfundimisht nga harta zonën e Kunes në Shëngjin. Janë pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës në Kune të Shëngjinit, të cilat po bien pasi deti ka marrë sipërfaqe të rërës.

Dallgët e detit përplasen mbi to dhe po i rrëzojnë një nga një. Prej vitesh erozioni ka marrë sipërfaqe të mëdha rëre.

Një brez i tërë me pisha është rrëzuar brenda 48 orëve në bregdetin e Kunes në Shëngjin si pasojë e erozionit të fortë. Dallgët vijojnë të përparojnë ndjeshëm duke marrë jo vetëm brezin e rërës, por tashmë duke rrezikuar seriozisht ekzistencën e të gjithë zonës së Kunes”.

Biznesmenë të zonës thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shtetin për të investuar edhe privatisht në ndërtimin e dallgë-kthyesve, për të penguar zhdukjen e bregdetit të Kunes.

“Qoftë edhe privatisht do të ishim të parët që do të kontribuonim për ta sistemuar këtë.”

Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj thotë se shqetësimin e ka ngritur edhe tek institucionet qendrore.

“Kjo është pasuri kombëtare, ka nevojë për investime të mëdha të cilat Bashkia e Lezhës nuk i ka mundësitë për të bërë një investim kaq të madh.”

Prej vitit 2003, erozioni ka qenë edhe më agresiv në këtë hapësirë. Deti ka avancuar drejt tokës me të paktën 30 metra. Bunkerët e dikurshëm që qëndronin mbi rërë janë zhdukur.tv klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY