FOTO/ Korçë, TAP “zhvarros” një qytetërim të lashtë

FOTO/ Korçë, TAP “zhvarros” një qytetërim të lashtë

125
0
Shares

Gjatë punimeve për pastrimin dhe sistemimin e korridorit të kalimit përgjatë gjurmës së Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, në afërsi të fshatit Turan, në Korçë, u zbuluan rrënojat e një vendbanimi të hershëm. Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X–IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV–V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura.
Gjatë mesjetës (shek. XII–XV), kjo hapësirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbivënë funksioneve që ka patur në periudhat e mëparshme.
Punimet janë ndaluar menjëherë sapo janë vënë re rrënojat arkeologjike dhe menjëherë është njoftuar Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (AShA). Përfaqësuesit e trashëgimisë kulturore të këtij institucioni kanë kryer vlerësimin e kësaj gjetje rastësore, ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë nisi gërmimet e shpëtimit që po realizohen nga arkeologë profesionistë.


/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY