FOTO/ Banda e prostitucionit në Athinë, shqiptari trafikoi edhe 14 vjecaren bullgare

FOTO/ Banda e prostitucionit në Athinë, shqiptari trafikoi edhe 14 vjecaren bullgare

168
0
Shares

Nuk kyrsyen edhe një minorene bullgare teksa e shfrytëzuan për prostitucion. Policia e Athinë sia doli të kapë një bandë prostitucioni në Greqi që përbëhej edhe nga shqiptarë ndërsa arrestoi kreun e saj.

Deri tani janë arrestuar 5 persona, mes tyre dy shqiptarë, raportojnë mediat greke.

Romeo Blido 24 vjeç nga Fieri cilësohet kryetari i grupit. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar është Eraldi Cura 23 vjeç. Grupi kriminal rekrutonte vajza kryesisht nga Shqipëria dhe Rumania, të cilat më pas i shfrytëzonte seksualisht.

Anëtarët e grupit nisnin kontaktet me vajzat përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook. Aty i joshnin dhe më pas vendosnin të takoheshin me pretendimin se kërkonin lidhje dashurore me to. Përmes metodave mashtruese dhe duke u dhënë përfitime monetare, më pas i shfrytëzonin si prostituta. Në rrjetën e Romeos shqiptar ra dhe një vajzë 14-vjeçare bullgare. Skema ishte e njëjtë. Rekrutim nga rrjetet sociale përmes internetit. 14-vjeçarja pasi ishte takuar me Romeon, ishte detyruar prej tij që të merrte pjesë edhe në orgji me 10-15 persona.

Organizata kriminale funksiononte kryesisht në lagjen Kalitheas të Athinës. Policia sekuestroi 63.830 Euro, 6 makina, 3 kompjuterë, 96 celularë dhe blloqe me shënime. Institucionet kompetente greke kanë ofruar gjithashtu ndihmë për vajzën 14-vjeçare bullgare, e cila ra viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY