Një parti e re e djathtë…?! – Komentojnë deputetët demokratë

Një parti e re e djathtë…?! – Komentojnë deputetët demokratë

172
0
Shares

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë nisur një tur të ri takimesh me demokratët me qëllimin inicimin e një lëvizje të re brenda të djathtës.  Por si e shohin  fuksionarët e PD dhe deputetët e saj këto lëvizje.

Nga të panevojshme, te shumë të domosdoshme i konsiderojnë deputetët lëvizjet politike.

Edi Paloka: Ka gjëra më të rëndësishme sot për të zgjidhur.

Fatmir Mediu: Padyshim që Basha në pozicionin e tij si drejtues i PD-së duhet të gjejë patjetër rrugët që të gjithë të bëhen pjesë e lëvizjes së djathtë. Çdo ndarje e së djathtës në segmente mendoj që do të kishte probleme që nuk i përkasin qëllimit që ajo ka.

Flamur Noka: Ka pa PD-ja lëvizje shumë. Lëvizin por prapë kthehen në PD, kështu që mos u merrni me lëvizje”.

Grida Duma: Unë nuk kam asnjë dijeni për këtë.

Dashamir Shehi: Deri tani unë gjykoj që jemi në propozime politike edhe unë çdo ngjarje që lëviz brenda së djathtës i shikoj si pozitive. Por raporti jonë është me PS, Edi Ramën me grupin që keqqeveris Shqipërinë.

Tritan Shehu: Gjithkush duhet të mendojë për t’u bashkuar, për të qenë së bashku dhe jo për t’u ndarë. Ndarjet edhe në eksperiencat e viteve të kaluara treguan që nuk patën sukses. PD është një parti e madhe demokratike me hapësira për të gjithë ata që mund dëshirojnë të bashkëpunojnë me të.

Lulzim Basha: Do kemi kohë, do kemi kohë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY