VIDEO/ Kompania e babaneve të kokainës ka sponsorizuar fushatat elektorale të PS-së...

VIDEO/ Kompania e babaneve të kokainës ka sponsorizuar fushatat elektorale të PS-së dhe Eron Veliajt

199
0
Shares
Arber Cekaj

Një detaj tjetër është zbuluar sot, për kompaninë, e bananeve, të cilës ju bllokua 613 kg kokainë, disa ditë më parë në Durrës. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, kjo kompani ka sponzorizuar fushatat elektorale të PS dhe Erion Veliajt.

“Pyesni pak, Erion Veliaj, sa lekë kjo kompani ka financuara për fushatat tuaja elektorale”, u shpreh Berisha në Kuvend.

Ndërsa portalet pranë qeverisë u përpoqën të bënin një lidhje familjare mes Arbër Cekajt (pronari i Arbri Garden ku u gjet kontenieri me kokainë) dhe Agron Kuliçajt (ish-drejtor policie), Sali Berisha u ka dhënë përgjigje socialistëve sot në parlament. Sipas tij, xhaxhai i tropojanit Arbër Çekaj ka qenë kryetar i PS për Tropojën.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka lidhur Edi dhe Olsi Ramën direkt me 613 kilogramët e kokainës të mbërritur në Shqipëri. Sipas ish-kryeministrit, ‘droga ishte porosi për Olsin dhe klanin Rama dhe u shenjua që në Kolumbi’

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha

Droga e ardhur nga Kolumbia është në sasinë më të madhe që ka mbërritur ndonjëherë në Ballkan në historinë e këtyre viteve, ishte droga e adresuar direkt për Olsi Ramën. Ishte drogë e adresuar direkt për klanin Rama, ishte droge e cila u shenjua nga autoritete kolumbiane, arriti ne portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtimin e Olsi Ramës me datë 18 shkurt të këtij vitit.

Tani ju ftoj qytetarëve se pse unë e tregoi Edvinin dhe vëllain e tij Olsin.

Unë nuk e bëj për politikë, por unë e bëj këtë se me 28 shkurt përsëritet identik Xibraka në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë.

Olsi Rama e ka kaluar 5 here kufirin me makinën e mbushur me kokainë dhe e adaptuar për trafik droge.

Fatmir Xhafa shkatërroi provat. Ai deklaroi në mëngjes e krye operacionin në bashkëpunim me ndërkombëtarët, dhe pak më vonë u tha se u krye ky operacion nga policia shqiptare dhe dogana shqiptare.

Rama mashtroi duke thënë se operacioni ishte nga policia jonë. Çfarë e shtyn Edi Ramën të bëjë ketë. Vetëm të thoshte se nuk jam klani i drogës.

Kur erdhi kontenieri. Ai erdhi me 19 shkurt. Kur u ndërrua drejtori i portit. Me datë 24 pra u ndërrua.

Fjala e deputetit Sali Berisha në Parlament..

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 5 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY