Kokaina në Durrës, ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë: Droga u sinjalizua nga...

Kokaina në Durrës, ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë: Droga u sinjalizua nga ushtria dhe u kap nga agjencitë ndërkombëtare

172
0
Shares

Pas kapjes së një sasie rekord droge në Durrës ka folur ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare. Ai tha mes të tjerash se operacioni i madh i finalizuar ne Shqiperi, ku u kapen 613 kg kokaine u sinjalizua nga Kolumbia.

Ai theksoi se forcat e sigurisë kolumbiane vazhdojnë të përballen me forcë për fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupeve të organizuara të armatosura si ELN, grupet e mbetura të FARC-ut dhe “Clan del Golfo”.

“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar per një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare per kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale ‘Clan del Golfo’ te cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, ne Shqipëri, më 2 mars. Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni qe e la Kolumbi në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte ne disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”.

Sipas tij, droga u “kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kamionit që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontenier dhe gjeti drogen”.

Deklarata vjen në kohën kur autoritetet në Shqipëri dhe Kryeministri Rama këmbëngulin se operacioni u krye vetem nga policia dhe prokuroria jone, pa ndihmën e agjencive të huaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY