Itali, sherr me thika mes shqiptarëve, dy të plagosur në Bolonja

Itali, sherr me thika mes shqiptarëve, dy të plagosur në Bolonja

178
0
Shares

Dy minorenë shqiptarë janë plagosur me thikë nga dy shqiptarë të tjerë në sheshin Nettuno të qytetit të Bolonjës. Sipas policisë italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites së djeshme e gjithçka ka nisur për motive të dobëta.

Ngjarja ka nisur me një grindje banale mes një grupi prej 7 të rinjsh shqiptarë deri sa njëri prej tyre në moshë madhore ka goditur me thikë dy minorenët.

Falë ndërhyrjes së një patrulle policie është evituar e keqja. Dy minorenët kanë marrë plagë në këmbë e në kurriz por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia Italiane po heton mbi ngjarjen.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY