“Tahiri” sot në Kuvend, provë e fortë për mazhorancën

“Tahiri” sot në Kuvend, provë e fortë për mazhorancën

177
0
Shares

Kuvendi do të mblidhet sërish në seancën parlamentare sot, ku pritet të ketë diskutime të nxehta në lidhje me çështjen “Tahiri”.

Prej dy javësh Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për dosjen e ish-ministrit, pasi opozita akuzon kryeministrin Edi Rama për shpëtimin e tij nga burgu. Diskutimi dhe vendimmarrja e sotme, është në provë e fortë për mazhoranca e cila në linjën e saj të mbrojtjes së Saimir Tahirit ka vendosur që ta shtyjë sa të mundë këtë çështje, duke nxjerrë procedura të ndryshme, e duke kërkuar kohë për të marrë një vendim.

Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.

Sipas kërkesës së mazhorancës, ky Komision do të ngritjet “për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv  në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotik e, përfshirë çështjen për të cilën akuzohet ish ministri i brendshëm, z. Saimir Tahiri, ndërhyrjeve të këtyre pushteteve në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organi i prokurorisë në hetimin penal të këtij rasti, si dhe efektet që kanë ardhur nga kjo ndërhyrje e paligjshme”

Duhet thënë që pas nisjes së hetimeve vetë Saimir Tahiri ka preferuar që të mos shkojë në Kuvend, duke u shmangur totalisht dhe nga prania e tij në media.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY