KOKAINA/ Rihapet dosja e vjeter për ‘Arbri Garden’ dhe kokainen nga Ekuadori

KOKAINA/ Rihapet dosja e vjeter për ‘Arbri Garden’ dhe kokainen nga Ekuadori

156
0
Shares

‘Arbri Garden’ kompania e cila transportoi në ngarkesën e saj me banane nga Kolumbia 613 kilogramë kokainë kishte porositur tre kontenierë në total me frutin ekzotik. Policia dhe dogana kanë perfunduar kontrollin dhe në dy kontenierët e mbetur kanë rezultuar të pastër pasi nuk është gjetur lëndë narkotike.

Dyshimet për përfshirjen e ‘Arbri Garden’ në trafikun e drogës nga Amerika Latine kanë qenë të hershme. Në vitin 2015 Policia e Durrësit referoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një material ku dyshonte se Arbër Çekaj pronari i firmës merrej me trafikun e drogërave të forta. Por ky hetim u pushua nga Krimet e Rënda për shkak të informacioneve që u kërkuan nga Ekuadori.

Përgjigjet nga ky vend nuk erdhën asnjëherë dhe prokurorët në Shqipëri e arkivuan çështjen. Pas kapjes së sasisë rekord katër ditë më parë prokurorët kanë vendosur që dosjen e 2015 ta rihapin dhe ta hetojnë bashkë me çështjen e nisur për drogën kolumbiane. Veprime hetimore janë duke u kryer që nga vitin 2012 kur kompania ‘Arbri Garden’ filloi aktivitetin e saj. Rreth 97 ngarkesa janë sjellë në Durrës nga Ekuadori dhe Kolumbia në 6 vite nga firma.

Dokumentacioni i kompanisë është sekuestruar i gjithë nga grupi hetimor dhe janë duke u verifikuar çdo detaj që lidhet me vendet e Amerikës Latine. Për trafikun e sasisë rekord të droges janë arrestuar Armando Pezaku shoferi i kamionit që nxorri drogën nga Porti i Durrësit dhe Donald Lushaj menaxher i kompanisë, të dy nga 25 vjeç./ Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY