Votimet në Itali, shkelje të ligjit dhe probleme në fletët e votimit

Votimet në Itali, shkelje të ligjit dhe probleme në fletët e votimit

164
0
Shares

Ne foto, zgjedhjet e sotme ne Itali, AFP

Sot në orën 7 të mëngjesit në Itali u hapën të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 2018 dhe për rizgjedhjen e Presidencës dhe Këshillit Rajonal të Lombardisë dhe të Lazios.
Qytetarët italianë do votojnë deri në orën 23.00 ndërsa kanë dy fletë votimi në dispozicion: një fletë votimi të kuqe për Dhomën e Deputetëve dhe një të verdhë për Senatin.

Për më tepër, qytetarët e Lazios dhe Lombardisë do kenë në dispozicion edhe një fletë votimi të tretë në ngjyrë jeshile për zgjedhjet rajonale. Më pas pritet të dalin exit pollet e para dhe rezultatet gjatë natës së gjatë elektorale.

– Kaos në Palermo: Rishtypen 200 mijë fletë votimi, disa qendra votimi u hapën në orën 10.00
Kaos për fletët e votimit në Palermo ku disa qendra votimi u hapën pas orës 10 të mëngjesit. Në fakt gjatë natës janë rishtypur dhe rishpërndarë 200 mijë fletë votimi për shkak të një gabimi në perimetrin e Palermo 1 dhe Palermo 2, të komunikuar nga Prefektura. Sakaq mediat raportojnë për radhë të gjata në qendrat e votimit që u hapën me vonesë për shkak të shpërndarjes së fletëve të votimit.

-Numri i votuesve
Numri i votuesve për Dhomën e Deputetëve (me të drejtë vote personat nga 18 vjeç e lart) është 46.604.925, nga të cilët 22.430.202 meshkuj dhe 24.174.723 femra; për Senatin (me të drejtë vote personat nga 25 vjeç e lart) numri i votuesve është 42.871.428, nga të cilët 20.509.631 meshkuj dhe 22.361.797 femra.
Në total janë 61.552 qendra zgjedhore dhe votuesit e elektoratit jashtë vendit – që kanë votuar paraprakisht janë 4.177.725 për Dhomën e Deputetëve dhe 3.791.774 për Senatin, që me votën e tyre do zgjedhin respektivisht 12 deputetë dhe 6 senatorë.

-Shpërndarja e qendrave të votimit
Ligji i ri- i ashtuquajtur “Rosatellum”- parashikon një sistem elektoral të përzier si për Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe për Senatin: një e treta e qendrave është ndarë sipas sistemit mazhoritar dhe dy të tretat sipas sistemit proporcional. Me sistemin mazhoritar, në secilën qendër do zgjidhet vetëm një deputet, ai që merr më shumë vota.

Me sistemin mazhoritar janë caktuar 232 qendra për Dhomën e Deputetëve dhe 116 qendra për Senatin. Ndarja e pjesës së mbetur të qendrave në territorin kombëtar (386 për Dhomën e Deputetëve dhe 193 për Senatin) është bërë në bazë të metodës proporcionale.

– Karta elektorale
Ministria e Brendshme italiane ju kujtoi votuesve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në qendrat e votimit në listat e të cilëve rezultojnë të regjistruar se duhet të paraqesin kartën elektorale, përveç një dokumenti të vlefshëm identifikimi.

– Numërimi i fletëve të votimit
Fletët e para të votimit që do shqyrtohen janë për Senatin dhe numërimi do fillojë pas mbylljes së qendrave të votimit. Me pas do numërohen fletët e votimit për Dhomën e Deputetëve, dhe nga ora 14.00 e ditës së hënë do fillojë numërimi i fletëve të votimit për Presidentin dhe Këshillin Rajonal të Lombardisë dhe të Lazios.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY