Enveri ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”. Ai ka 12 vite që nuk takohet me dalin e tij, pasi prindërit e ish- bashkëshortes nuk e lenë të takohet. Por si qëndron në të vërtetë historia e tij.
Unë jam Enver Mirja, nga Dibra, por jetoj në Tiranë. Historia ime është sa e dhimbshme dhe aq e trishtë. Jam 38 vjeç, dhe kam tre djem. Një nga martesa e parë, dy nga e dyta. Djalin e madh e quajnë Endri dhe është 15 vjeç, por unë kam 12 vjet që nuk e shoh dot me sy.
Erdha nga Dibra me shtëpi në Tiranë, për të parë djalin, për kushte, shkolla më afër. Lashë prindërit atje në fshat dhe erdha këtu. Ish-vjehrra ime më lutej aman ik në Tiranë. Ndërkohë unë fola dhe me babain tim për tu larguar. Kjo histori është përpara se të ndahesha nga martesa e parë. Erdha me lejnë e tyre. Morëm një shtëpi me qira tek “Uzina Traktori”. Pas tre javësh nga ardhja ime në Tiranë, para se të hyja në banesë, pashë një palë këpucë dhe shikoj që kishte ardhur ish-vjehrra ime. Ajo i kishte bërë planet pa më thënë gjë mua. Unë isha i lodhur se punoja 12 orë në ndërtim dhe pasi hëngra ushqim dhe piva një kafe dhe u shtriva me fjet. Në orën 5:30 bije një borije dhe shikoj një shofer që transporton pasagjerë për Dibër. Ato kishin bërë plan me u largu të dyja, ndërkohë që unë nuk dija asnjë gjë. I thashë që kë qenë ti ajo që më ke thënë për të ikur në Tiranë, tani nuk ka ma fshat. E ktheva thikën nga vetja dhe i thashë merre.
Ajo kishte tre vajza dhe nuk kishte djem dhe më thotë që do e marr vajzën atje se më duhet për ndihmë. Ajo iku bashkë me djalin dhe unë i thashë vetëm një javë leje, por ajo ndenji 6 javë. As telefonin nuk ma hapën, kisha dhe merakun e djalit. Një ditë të bukur, shkoj në punë dhe kur kthehem gjej thasë, krevat, soba, jashtë tek dera. E pyeta çfarë ka ndodhur, askush nuk me foli. Për ish- vjehrrin kam respektin më të madh. E kam dashur, do e dua gjithë jetën sepse është burrë shumë i mirë. Shkuam në kafe, biseduam gjerë e gjatë. Në shtëpi kishin ardhur vjehrri dhe vjehrra për të jetuar tek ne. Unë nuk ja pisha dhe meqë nuk kanë djalë, vendosa të jetojmë të gjitha bashkë. Disa kohë më vonë filloi mospërfillja. Nuk gjeja as ushqim në shtëpi gati, asnjë gjë. Filloi ish- vjehrra të flasë për prindërit e i dhe motrën time. Durova sa durova dhe i thashë nuk është më jetë kjo.
6 javë barku im nuk u ngop njëherë më bukë. Në datën 3 Prill të vitit 2005 u çova në mëngjes mora pasaportën dhe nuk e ktheva më kokën mbrapsht. I thashë Zoti ja u bëftë mbarë dhe mora fugonin dhe u nisa për Gollobordë tek prindërit e mi. Ata kishin marrë vesh gjithçka që kishte ndodhur.
Unë kur u martova nusja ishte 14 vjeç, ndërsa kur lindi djalin ishte 15 vjeç e gjysëm. Motivi ishte se nuk kisha marrëdhënie të mira dhe i ndava. Gjykata ja dha djalin ish-gruas. Kur u ndava unë djali ishte 2 vjeç, ndenja 3 vjet në Greqi dhe pasi kam ardhur nga andej kam bërë divorcin. Djali ka qenë 6 vjeç kur e caktoi Gjykata. Unë jam stresuar se nuk fle gjumë.
Enveri: Sot unë kisha dëshirë që tja bëja mesazhin dhe ftesën të gjithë atyre si familje që të vinë për të më thënë arsye pse nuk e shikoj dot dalin tim. Babai im ka vdekur 71 vjeç dhe kishte 13 vite që nuk e shikonte nipin me sy.
Arditi: Ke bërë tentativa për takuar djalin?
Enveri: Kam bërë tentativa dhe ata më kanë kërcënuar. Nuk ja u kam dhunuar gocën. Shpreha respekt për atë. Unë ftesën ja kam bërë ish- vjehrrit.
Momenti ku Klevisi ka shkuar në familjen e Ismailit për t’i dorëzuar mesazhin.
Klevisi i tha, Zotit Ismail se i ka ardhur një mesazh dhe është i ftuar tek programi “E diela Shqiptare”.
“Faleminderit, por ne nuk kemi asnjë njeri dhe nuk mund të vimë. Nuk kemi mundësi për të ardhur.
Edhe pse ata refuzuan dhe thanë se nuk do vinin, ata ishin të pranishëm në studio.
I pyetur nga Arditi se kush mund ti ketë ftuar, ata u shprehën se nuk e dinë se kush mund të ketë ardhur.
“Tre goca që kemi, ato i kemi afër, kemi katër mbesa dhe dy nipër , ata janë të vegjël. Bën vaki gocat e vëllait, por nuk e dimë”.
Pasi e panë Enverin, ata u shtangën dhe thanë se nuk kanë asnjë punë me atë.
Ismaili: E di ai që kemi mbaruar punë më të ka 12 vjet. Çunin e ka 15 vjeç dhe e kemi rritur ne.
Çuni është 15 vjeç dhe një karamele nuk i ka thënë. Nuk e kuptoj për çfarë na ka thirrur në. Ka 12 vjet që jemi shkatërruar për atë punë.
Por e gjithë historia që tregoi Enveri është hedhur poshtë nga prindërit e ish-bashkëshortes së tij. Sipas tyre Enveri nuk ishte i përkushtuar dhe nuk rrinte të kujdesej për gruan dhe fëmijën.
Ata nuk kanë preferuar të dëgjojnë mesazhin e Enverit dhe vetëm kanë falënderuar Arditin.
Enveri tha se Gjykata ka vendosur që të shtunë në orën 10:00 ta merrte dhe në orën 14:00 të dielën ta kthente. Kam shkuar tre të shtuan rresht për ta takuar djalin dhe nuk më ka lënë kjo zonja.
Ish-vjehrra – Ai luante nga mëngjesi deri në 1:00 të natës, nuk donte të dinte për familjen. Bridhte rrugëve. Pasi u martua tre herë shkoi dhe kërkoi divorcin me vajzën time. Ky maskarai ma ka lënë gocën me këmbë lidhur me një djalë. Ajo e lidhi jetën me atë djalë. Po ky që s’ka shtëpi, s’ka katandi, ku do e çojë çunin tim. Sot e tutje djali është i rritur nëse do mund të shkojë vetë dhe ta takojë.
Enveri: Unë nuk dua ta marr, dua të shikoj çfarë fytyre ka. Më ka thënë drejtorit i shkollën nuk ta le, sepse nuk duan.
Nga gjithë kjo histori gjithçka e ka na dorë djali. Por sipas Enverit djali nuk e takon sepse e kanë imponuar.
Ish- vjehrra- Djali na ka thënë kur jemi nisur për këtu: Debat nuk do bëni kur të shkoni, unë ja kam thënë mesazhin që vjet. Kaq na ka thënë djali.
Arditi –I gjithë ky është fillimi i një diskutimi sepse nesër pasnesër nuk i dihet së çfarë ndodh.
Ismaili (ish-vjehrri)- Ka bërë gabim që na ka thirrur, neve, le të merret vesh me djalin.
Pasi janë larguar nga studio, Ismaili dhe bashkëshortja e tij, Arditi i kërkoi Enverit një mesazh për djalin.
Arditi: Jam i bindur që dhe djali yt po na dëgjon. Çfarë mesazh do i thoje?
Enveri: Mesazhi im është ky, gjithçka që i kanë thënë nuk është e vërtetë. Nuk ja marr zonjës,. nuk do ja marr, Le ta mbajë ta gëzojë. Unë nuk bëj gjumë, jam bërë më strese dhe dy vfitet e fundit nuk kam gjumë. Çdo gjë që i kanë thënë nuk është e vërtetë. Djali është i imponuar. Unë i ftova sot më tepër mos ishte rruga më e thjeshtë, sepse unë e zgjidh dhe me rrugë ligjore.
Dhe pas këtij mesazhi të një babai të lënduar shpresojmë që mes tyre të ketë një takim. /tvklan.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/