KORCË/Policia fsheh grabitjet e bizneseve nga maskat, raporton vetëm një nga tre

KORCË/Policia fsheh grabitjet e bizneseve nga maskat, raporton vetëm një nga tre

151
0
Shares

Policia ka fshehur sot për mediat grabitjen e tre bizneseve që kanë ndodhur brenda një nate në periferi të Korcës.

Tre fabrika janë sulmuar dhe disa dhjetra milionë lekë janë marrë nga kasafortatat e tyre, bëjnë të ditur burime të beueshme ndërkohë në dy prej bizneseve, autorët kanë arritur të grabisin shuma të konsiderueshme parash. Ndërsa në tjetrin, një fabrike mjalti, pronari ka dalë më çifte dhe i ka trembur, duke i detyruar te largohen. Ai tregon se fillimisht ata i kanë hyrë në shtëpi dhe zyrat e biznesit.

Policia ka raportuar për mediat vetëm grabitjen e fabrikës së bojrave në fshatin Dishnicë ku jane marrë rreth 70 milionë leke të vjetra. Persona të paidentifikuar dhe të maskuar hyrë në biznes duke shmangur dhe rojen dhe më pas janë larguar nga aty bashkë me kasafortën që kishte brenda paratë.

Thyerja e biznesit është vënë re rreth orës 08:00 në mëngjes dhe roja ka deklaruar se nuk kishte parë asgjë.

Dyshohet se i njëjti grup ka grabitur poë të shtunën një fabrike qumështi ne aksin rrugor Korçë-Kapshticë, por ende nuk dihet se cila është shuma e parave grabitur aty.

Ngjarjet e Korçës vijnë pas disa grabitjeve radhazi të ndodhura në disa qytete të vendit. Më e rënda ishte ajo e një pike të këmbimit valutor në Fier, ku mbeti i plagosur pronari i biznesit Gëzim Hoxha dhe u vra Agur Vrenozi i cili tentoi të ndalojë tre grabitësit, që u arrestuan nga policia në pak minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY