Kompania fitoi “Bletën..” por rrezikon katastrofën financiare, i dolën pamjet e fabrikës

Kompania fitoi “Bletën..” por rrezikon katastrofën financiare, i dolën pamjet e fabrikës

274
0
Shares

Ne foto eshte pamja e transmetuar e fabrikes qe nuk ka asnje lidhje me magazinen ku u kap droga

Kompania shqiptaro-amerikane “AlbKalustyan”, me një përvojë të hershme në grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve mjekësore e aromatike, gjendet përballë nga katastrofe financiare, për shkak të informacionit të gabuar transmetuar në katër media televizive, njofton drejtori i saj shqiptar Xhevit Hysenaj.

“Lajmi i sekuestrimit të mbi 600 kilogramëve kokainë, në magazinën e kompanisë së vogël të bananeve që ndodhet pranë nesh, është shoqëruar edhe me pamje të fabrikave tona.

Kjo ka shkaktuar menjëherë reagimin e klientëve tanë në tregun amerikan, të cilët kanë pezulluar blerjet e këtij viti, duke i shkaktuar aktualisht kompanisë një dëm prej 3.7 milionë dollarë.

Kompania bën të ditur, se pamjet e fabrikave tona, ashtu siç duket edhe nga kronikat televizive të transmetuara në 4 media, nuk kanë të bëjnë aspak me magazinën e kompanisë së bananeve, të cilës mediat i referohen me zë, si vendi ku u sekuestrua lënda narkotike”, thuhet në letër.

Në fotot e kronikave, ku shkruhet për një magazinë bananesh ku u kap kokaina, në planin kryesor dalin të dy fabrika (fabrika e esencave me 2 kate dhe fabrika e përpunimit të bimëve me 4 kate). Pra, komenti me zë dhe titra nuk përputhet me figurën. Aty nuk del fare ose del një sekuencë kalimthi, magazina e bananave.

Kjo ka detyruar kompaninë të vihen në lëvizje për të sqaruar fillimisht klientët. Xhevit Hysenaj, ka shkuar në SHBA, për t’u spjeguar nga afër klientëve pozicionin e pastër të kompanisë. Ndërkohë, ortaku amerikan po bën një letër sqaruese për Ambasadën Amerikane në Tiranë.

“U kërkojmë mediave në fjalë të sqarojnë publikun, se pamjet e transmetuara të fabrikës sonë ishin të gabuara.

“AlbKalustyan” ka dhjetëra të punësuar në të gjithë vendin, dhe angazhon me punë sezonale mijëra persona. Ndaj, dëmtimi i kësaj kompanie, ka pasoja edhe për tregun e punës.

Për kontributin në ekonomi dhe shembullin e mirë të sipërmarrjes, vitin e kaluar “AlbKalustyan” u vlerësua me çmimin “Bleta e Artë”, deklaron drejtori Hasanaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY