Zgjedhjet në Itali, e djathta pritet të fitojë, zyrtarizohet emri i Kryeministrit

Zgjedhjet në Itali, e djathta pritet të fitojë, zyrtarizohet emri i Kryeministrit

160
0
Shares

Grupimet kryesore politike në Itali po shfrytëzojnë orët e fundit të fushatës elektorale për të shtuar mbështetjen përpara votimit të së dielës. Silvio Berluskoni shpalli publikisht gjatë një emisioni televiziv Antonio Tajanin si kandidatin e qendrës së djathtë për kryeministër.

Kandidimi i Tajanit që aktualisht mban postin e kreut të Parlamentit Europain, shihet si një garanci se Italia nuk do të devijojë nga rruga europiane nëse qendra e djathtë fiton zgjedhjet. Qendra e djathtë e kryesuar nga Silvio Berluskoni është vënë në qendër të kritikave pas bashkëpunimit në koalicion me Mateo Salvinin, liderin e grupimit euroskeptik kundër emigrantëve Lega Nord.

Lëvizja 5 Yjet theu traditën politike, duke prezantuar që para zgjedhjeve kabinetin qeveritar dhe kandidatin për kryeministër Luixhi di Maio. Të gjithë pretendentët për ministra janë emra të rinj në politikë.

Ndërsa qendra e majtë në qeveri publikoi shifra tepër optimiste të rritjes ekonomike. Sipas ministrit të ekonomisë Pier Carlo Padoan, vitin e kaluar ekonomia italiane, e treta më e fuqishmja në Eurozonë u rrit me 1.5%, 0.1% më shumë nga parashikimi, çka përbën edhe rritjen më të lartë prej krizës së 2010-ës. Ekonomia është një nga pikat më me ndikim tek votuesit.

Sondazhet nxjerrin në krye qendrën e djathtë me 37%, atë të majtë me 30% dhe lëvizjen 5 yjet me 27%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY