Kapen dy shqiptarë, furnizoheshin me kokainë në Shqipëri

Kapen dy shqiptarë, furnizoheshin me kokainë në Shqipëri

137
0
Shares

Dy shqiptarë dhe një italiane janë arrestuar nga policia italiane për shpërndarje të lëndeve narkotike.
Të tre këta persona ishin pjesë e një bande, që shpërndante kokainë në Vicenza në zonën Stanga.

Italiania, Luisa S, 33 vjeç, ishte pronarja e një bari në Vicenza. Ajo së bashku ,e Xhuljo A, 24 vjeç, i cili konsiderohej edhe kreu i grupit dhe Sokol H, 33 vjeç kishin organizuar një rrjet të trafikimit të drogës në zonë.

H. ishte personi që merrej me sigurimin e kokainës. Sipas autoriteteve italiane, ai e merrte drogën me makinë në Shqipëri.
Përsa i përket shpërndarjes së drogës në Vicenza, ishin klientët, ata që porosisnin me mesazhe të koduara në ËhatsApp, ndërsa shqiptarët ua dërgonin në shtëpi.

Autoritetet arritën të sekuestronin në momentin e arrestimit një kilogram kokainë si dhe 5000 euro.
Sipas mediave, fitimet e grupit kriminal kanë shkuar deri në 200 mijë euro.

Shqiptarët dhe italiania kishin filluar të hetoheshin që nga viti 2016, ku autoritetet kishin arrestuar një klient të tyre. Më pas, në vitin 2017, ata kishin identifikuar dhe klientë të tjerë, me të cilët thelluan hetimet dhe çuan deri në prangosjen e grupit kriminal./abcneës.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY