EMRI & FOTO/ Kërkohet shqiptarja 25-vjeçare e cila ka humbur në Californi,...

EMRI & FOTO/ Kërkohet shqiptarja 25-vjeçare e cila ka humbur në Californi, LAPD apelon për ndihmë

163
0
Shares
Nga Beqir Sina – New York

LOS AGELOS CA – Departamenti i Personave të Humbur “Missing Person”, i Policisë së Los Angelosit, në një njoftim të saj, për publikun  ju lutet të gjithë mediave sociale dhe ato profesionale, radiove, gazetave dhe televizioneve, të ndihmojnë t’a përhapin lajmin rreth zhdukjes së Adea Shabanit nga Los Anxheles, Kaliforni, duke ndarë këtë raport të saj.

Në kërkesën e LAPD departamenti “Missing Person”, thuhet se ky person i zhdukur është paraqitur përmes formularit të paraqitjes, duke hapur një kërkesë nga ana e personave që e kërkojnë personin e humbur. Edhe pse një raport i policisë mund të mos jetë publikuar, ata thonë se ne kemi qenë të informuar se policia është njoftuar me zhdukjen e saj në bazë të sistemit të regjistrimit.

Po ashtu miq e të afërm të personit që rezulton i humbur,  po kërkon ndihmën e publikut në gjetjen e 25-vjeçares të humbur Adea Shabani banore nga zona e Los Anxhelosit në Kaliforni.

Adea thotë policia u pa për herë të fundit më 23 shkurt pra javën e kaluar në një restorant “Rise n Grind” në Hollywood.

Adea në posterin e personave të humbur përshkruhet si…

  • Gjinia femërore.
  • Flokët: të gjatë / bjonde.
  • Sytë: Blu.
  • E gjatë: 5 feet dhe 4 inç
  • Pesha: 110 paund.

Policia pyet : Ju duhet të dini diçka?

Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Adeas, ju kërkohet menjëherë të kontaktoni LAPD-Hollywood Station në 213-972-2971.

A dëshironi të qëndroni anonim?

Nëse dëshironi të mbeteni anonim me informacionin tuaj, ju jeni të mirëpritur të thërrisni LAPD në Kaliforni në numrin 1-800-222-8477.

Ne u kujtojmë lexuesve tanë, thotë LAPD se ky person i zhdukur është paraqitur me kërkesë dhe megjithëse policia ishte në dijeni, ajo nuk e ka ndjek menjëherë lëshimin e një raporti policor.

Departamenti i Personave të Humbur “Missing Person”, i Policisë së Los Angelosit, në një njoftim të saj, për publikun faleminderojnë të gjitha përpjekjet tuaja për të na ndihmuar të përhapim fjalën rreth njerëzve të humbur, si Adea nëpër Kaliforni. Ne kërkojmë thonë ata në njoftim po ashtu që ju të merrni një moment për të ndarë këto raporte në të gjitha, radiot, gazetat dhe televizionet, përfshirë platformat e mediave sociale, më të frekuentuara Facebook, Tweeter, Instagram e tjer, në mënyrë që të arrihet audienca më e gjerë kudo sa të jetë e mundur.

Ne vet thotë policia bëjmë çmos për të informuar publikun e gjerë rreth njerëzve të zhdukur në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion ju thotë LAPD mund të shikoni të gjitha faqet tona të bazuara në shtet duke shikuar hartën tonë të SHBA, “Missing Person”, thuhet në njoftimin e Departamenti i Personave të Humbur “Missing Person”, i Policisë së Los Angelosit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY