Presidenca njofton zyrtarisht për takimin e Ilir Metës me deputetët e Komisionit...

Presidenca njofton zyrtarisht për takimin e Ilir Metës me deputetët e Komisionit të Jashtëm

121
0
Shares

Presidenca ka njoftuar zyrtarisht sot për takimin e Presidentit me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.

Sipas Presidencës, mësohet se Ilir Meta nënvizoi në këtë takim, rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje, duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.

Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY