Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje, të dyshuar për sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka.
Nehat Fojleta ka pranuar se e ka goditur trajnerin Gjoka por nuk ka pasur thikë.
Trajnerin tha Fojleta e ka goditur pasi ai e ka fyer. Nga ana tjetër Sehar Xhenje mohoi se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe se ka shkuar vetëm për të marrë shokun e tij pas stërvitjes së Vllaznisë.
Avokati Fatbardh Kadrija ka kërkuar lirimin e Sehar Xhenje duke pretenduar se ndaj tij nuk ka prova.
Edhe Nehat Fojleta kërkoi një masë sigurimi më të bute duke qenë se ka pranuar se e ka goditur teknikun Gjoka pasi trajneri e ka ofenduar sipas pretendimeve të tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/