DETAJE/ Takimi deputetëve në Presidencë ja ku ndahen mazhoranca dhe opozita

DETAJE/ Takimi deputetëve në Presidencë ja ku ndahen mazhoranca dhe opozita

119
0
Shares

Pas takimit me kreun e shtetit deputeti demokrat Tritan Shehu tha se, “ishte një takim i mirë me Presidentin i cili na shpjegoi hapat e tij në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne shprehëm mbështetjen tonë për të respektuar Kushtetutën dhe transparencën si linja e domosdoshme për tu ndjekur në marrëveshjet me dy vendeve

Ne paraqitëm shqetësimet tona pasi në këtë proces ka shkelje të kushtetueshmërisë dhe mungon transparenca apo problemet me grupin e negociatorëve”.

Sipas Shehut ka shkelje që në nisje të procesit të inicuar nga qeveria shqiptare. Shehu tha se çështje duhet te zgjidhet ne Gjykatën e Hagës.

Nga ana e saj, kryetarja e komisionit të Jashtëm, deputetja e PS-së Mimi Kodheli pas seancës dëgjimore me presidentin Ilir Meta deklaroi se, “Falënderoj presidentin për angazhimin e tij personal për të informuar komisionin e politikës së jashtme lidhur me momentin ku ndodhemi sot, dhënien e autorizimit nga ana e tij për fillimin e negociatave me qeverinë greke, lidhur me gjithçka ka mbetur pezull në këto vite.

Ne jemi ndofta më të interesuesit jo vetëm si komision i jashtëm por si përfaqësues të maxhorancës. Marrëveshja do të kalojë edhe në parlament. Ramë dakord me nevojën dhe domosdoshërinë absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY