FOTO GALERI/ Kufiri Detar me Greqinë, përfundon takimi i deputetëve me Metën,...

FOTO GALERI/ Kufiri Detar me Greqinë, përfundon takimi i deputetëve me Metën, ja për çfarë diskutuan dhe u dakordësuan

161
0
Shares

Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me deputetët e Komisionit të Jashtëm në Presidencë, nisur rreth orës 08:15 minuta lidhur me transparencën e negociatave me Greqinë për Kufirin Detare midis dy vendeve.

Deputeti demokrat Edi Paloka, tregoi disa detaje nga ajo që u trajtua në takim por duke vënë në dukje se jo gjithçka mund të thuhej, pasi kishte një lloj konfidencialiteti. Edi Paloka tha se ranë dakord që qëndrimi i Presidentit ishte i drejtë. Ndërsa ajo që i ndante me mazhorancën ishte mungesa e transparencës.

Patëm një bisedë mjaft kontrsuktive mee presidentitn. Na informoi për të gjitha hapat që janë ndërmarrë deri më sot me Ministrinë e Jashtme. 

Për fat të keq rezultoi ajo që opozita ka ngritur si shqetësim mungesa e transparencës nga Ministria e Jashtme, si dhe fakti që edhe në marrëdhëniet me Presidenti nuk ka pasur një marrëdhënie korrekte.

Pas parashtrimit të presidentit lidhur me qëndrimin e tij që bazohet në vendimin e gjykatës Kushtetuese  ramë dakord pra mazhoranca dhe opozita që qëndrimi i presidentit është korrekt dhe i përgjigjet përgjegjësisë dhe detyrimit që ai ka për të qëndruar fort në vendimin e Gjykatës Kushtetutës.

Mosdakordësia mes palëve ishte tek transparenca, por mendoj se ky ishte një element i qartë për këdo.

Ne ngritëm si shqetësim mungesën e transaprencës, fakti se pse është kjo mungesë transaprence dhe a ka arsye për të fshehur përderisa nuk janë transparent në një marrëdhënie kaq të rëndësishme.

Pati dhe kërkesa për një vetrifikim shumë më të mirë të grupit të negociatorëve përderisa ka palë apo grupe që ngrenë rezerva ndaj disa negociatorëve. Nuk ka asnjë arsye se për të hequr cdo hijë dyshimi të këtë një grup më korrekt negociatorësh”, u shpreh Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY