Saimir Mane ka mohuar sonte të ketë biznese të përbashkëta me pronarin e tv klan Aleksandër Frangaj, përfshirë edhe vet televiziorin, pavarësisht se një pjesë e mirë e buxhetit të kësja media sigurohet nag reklamat e kompanisë së tij.
Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Samir Mane u pyet për miqësinë me pronarin e TV KLAN, Aleksandër Frangaj, dhe nëse të dy kanë ndikim tek kryeministri Edi Rama.
Rakipi: Ju keni lidhje me një nga pronarët e një media të madhe në vend, Aleksandër Frangajn. Thonë njerzit që Samir Mane drejton qeveritë në Shqipëri.
Samir Mane: Këto janë muhabete kafenesh. Unë s’kam asnjë biznes bashkë me Alekandër Frangajn, asnjë biznes. Frangaj është një mik i mirë i imi dhe nuk kam asnjë biznes të përbashkët me të.
Por a ka Samir Mane lidhje politikë-biznes në Shqipëri?
Mane: Unë kam 3700 njerëz që punojnë te unë, dhe nuk kam asnjë lidhje me politikën, dhe nuk jam asnjë deklaratë për asnjë politikan apo për deklaratë që ata bëjnë.
Rakipi: Thonë që ju keni miqësi familjare me ish kryeministrin Berisha dhe kryeministri Rama…
Mane: Sali Berisha dhe Rama nuk janë miqtë e mi. Unë do të them që jam mik i Sali Berishës dhe Edi Ramës, kur nuk jam, por i kam takuar dhe i takoj se më lidh puna, por nuk jan miqtë e mi. Unë nuk jam as njeri i Ramës, as i Saliut, jam vetja ime.
Rakipi: Ju keni marrë koncesionin e minierës në Bulqizë?
Mane: Unë e kam blerë koncesionin e minierës, nga një biznes tjetër, por jo nga qeveria. Unë nuk kam hyrë në koncesione se nuk më ka leverdisur prandaj nuk kam hyrë në koncesione dhe tendera publik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/