Ish-sekretari i Përgjithshëm i Imamit: Artur Mecollari nuk u hoq për Bishtin...

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Imamit: Artur Mecollari nuk u hoq për Bishtin e Pallës por për ‘spiun’

301
0
Shares

Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri në një intervistë për “Panorama”, hedh poshtë pretendimet e zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, se Artur Meçollari u largua nga ushtria, pasi refuzoi kalimin e Bazës së Bisht Pallës ne duart e Fazlliçit.

“Ky është një spekulim publik i turpshëm. Dua ta sqaroj këtë çështje me përgjegjësi të plotë, pasi jam në dijeni të gjithçkaje që ka ndodhur për shkak të funksioneve që unë kam pasur në atë ministri. Nuk ka pasur asnjë kërkesë dhe asnjë procedurë nga administrata e Ministrisë së Mbrojtjes për privatizimin e bazës së Bisht Pallës, siç ka deklaruar zv.ministri Koçi. Ajo që është thënë lidhur me këtë çështje është një turp i madh. Ministria nuk përfaqëson interesa të institucioneve, as nuk ka pasur kërkesë për këtë punë. Madje, dua të theksoj se pronarët e tokës kanë shfaqur një interes për atë bazë dhe u është refuzuar interesi nga ana e ministrisë. Kjo ka ndodhur për shkak se ushtria e konsideronte bazën e Bisht Pallës të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve luftarake”, sqaron Kulluri.

Sipas tij, Meçollari ka treguar se nuk përballon çështje me siguri kombëtare. “Ajo pronë nuk ka dalë ndonjëherë nga funksionet tona. Mund t’i jetë kërkuar të shprehen, pasi kjo vlen për çdo pronë, pasi ristrukturimi është i vazhdueshëm në ushtrim. Por kjo që ka dalë është një spekulim publik i turpshëm. Këtë e them me bindje të plotë, pasi kam mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë kërkesë nuk ka pasur, asnjë aferë nuk ka dhe ky zotëria (Artur Meçollari) nuk është larguar për këtë punë nga ushtria. Z.Koçi ishte i paqartë në shpjegimin që dha, sepse la të kuptohej se kishte dijeni për çfarë arsyesh ishte larguar z.Meçollari. Në këtë rast, a mund t’i besohet një çështje me interes kombëtar sa është ndarja e kufirit detar një njeriu që ka treguar se nuk përballon dot çështje që prekin sigurinë kombëtare dhe që është person i dyshimtë në këtë pikëpamje”, tha Kulluri.

Ish-Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes e cilëson person të dyshimtë ushtarakun Meçollari dhe shton se ai është futur qëllimisht në grupin negociator.

“Ministrja së bashku me Shefin e Shtabit duhet të jenë të informuar vazhdimisht. Përse është larguar zotëria? Sepse për secilin ka një dosje ku është shënuar gjithçka. Por këtu kemi të bëjmë me një tjetër fakt të rëndë. Z. Meçollari ka qenë në një proces gjyqësor me ministrinë. Në përfundim të një shkalle gjykimi, nëse rezulton se ai e ka fituar, atëherë ministria duhej ta vazhdonte procesin në Gjykatën e Apelit. Në dijeninë time, çështja nuk është apeluar dhe zotëria është kthyer në punë në vitin 2014 në kushte të paqarta. Pra, nuk janë ndjekur interesat e institucionit, por ato të partisë në pushtet. Është kthyer në punë në kushte shumë të paqarta ligjore. Kthimi i z.Meçollari është shumë i dyshimtë. Kujtojmë, që bëhet fjalë për një çështje të rëndë siç është cenimi i interesit kombëtar. Në gjykimin tim, është futur me koshiencë nga ministrja aktuale dhe shefi i Shtabit në grupin e punës”, sqaroi Kulluri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY