Dy javë pasi kishte humbur, pitoni 5 metra i gjatë kthehet tek...

Dy javë pasi kishte humbur, pitoni 5 metra i gjatë kthehet tek prindërit

164
0
Shares

Një piton 5 metra i gjatë i cili kishte humbur para dy javësh është kthyer në shtëpi.
Sam është parë ditën e hënë në dhomën e ndjenjes në shtëpinë e pronarëve të tij.
Zhdukja e pitonit ishte kthyer në një shqetësim në komunitetin e tij në qytetin Meadoë Lakes, në Alaska dhe kishte tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Pronarët e tij David Hyde tha se Sam ishte ushqyer me një lepur 11 kg përpara se të largohej por nuk e dinte se ku ishte fshehur.
Hyde ishte jashtë dhe e kishte lënë derën të hapur. Kur ishte kthyer përsëri Sam nuk ishte më aty.
“Unë mendova se nuk do të kishte asnjë problem nëse do ta lija derën hapur dhe të shkoja të bëja punët,”-ka thënë ai për Departamentin e Kujdesit  për Kafshët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY